Panorama (Albania)

Meta: Rama pi doping, Klosi kumarxhi që rri me kriminelë

“Edi dhe Luli në dashuri, të marrin një tepsi si timon”

- FATION BINJAKU

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka ashpërsuar tonet ndaj Kryeminist­rit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, gjatë turit elektoral në Berat.

Meta e ka quajtur Ramën si “ish bashkëkrye­tari i tij”, i cili bëri gabim duke i hapur luftë LSI- së nga qyteti i Beratit. Ishkreu i LSI e ka quajtur Blendi Klosin, koordinato­rin e PS në Berat, si kumarxhi që thur intriga. “Ish- bashkëkrye­tari im zgjodhi vendin më të gabuar, Beratin, për të hapur luftë me LSI- në me inskenime nga më të shëmtuarat dhe me shpifje nga më të papranuesh­met. Sepse Berati e di shumë mirë që këtu ka pasur një harmoni të shkëlqyer gjatë gjithë këtyre viteve midis LSI- së dhe Partisë Socialiste. Por ka 2- 3 muaj që në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi që gjithë ditën thur intriga, rri me kriminelë dhe përdor segmente të policisë në Berat të implikuara me drogën, për t’u bërë presion njerëzve që të mos rrinë me LSI- në, që të mos shkojnë me LSI- në”, tha dje Meta. Presidenti i zgjedhur ka thënë dje se as Sali Berisha nuk ka mundur ta nënshtrojë Beratin, jo më Rama dhe Basha. “Nuk ka pasur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta, të cilët nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre, e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin e Shqipërinë. Natyrisht, kur njeriu pi doping, kujton se është i fortë. Por unë jam i bindur kur t’u dalë dopingu, do t’i kërkojnë falje Petrit Vasilit për gjithçka që kanë thënë e kanë shpifur ndaj jush”, ka thënë Meta.

PENGESA

Meta ka sqaruar dje dhe deklaratat e Ramës për pengesat që ka pasur në qeverisje. “Ju e dini se që të jesh timonier duhet të kesh disa aftësi të veçanta. Duhet të jesh i përqendrua­r, duhet të jesh i ekuilibrua­r, por duhet të dish të përdorësh edhe frenat. Dhe unë nuk e di se kush e ka penguar timonierin e deritanish­ëm, sepse ai në krah të timonit ka pasur Niko Peleshin, nuk ka pasur njeri tjetër. Nëse e ka penguar Niko, të mbajë përgjegjës­i Niko”, tha ai. Kreu i Kuvendit u shpreh se rritja e LSI- së bëri bashkë Ramën dhe Bashën, për të cilët tha se “ranë në dashuri”. “Rritja e jashtëzako­nshme e LSI-së i solli Sh-

Rritja e jashtëzako­nshme e LSI- së i solli Shqipërisë dhe një dashuri të paparashik­uar, atë midis Edit dhe Lulit, që në fund fare është një gjë e mirë. Dhe e keni dëgjuar tani, tjetër gjë thoshin para dy javësh, tjetër gjë thonë tani. Tani Edi thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Lulin e jo për të tjerët. Edhe Luli thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Edin!

qipërisë dhe një dashuri të paparashik­uar, atë midis Edit dhe Lulit, që në fund fare është një gjë e mirë. Dhe e keni dëgjuar tani, tjetër gjë thoshin para dy javësh, tjetër gjë thonë tani. Tani Edi thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Lulin e jo për të tjerët. Edhe Luli thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Edin! Atëherë populli ka një pyetje: kur ju të dy qenkeni bërë vëllezër dhe jeni njësoj, pse të çojmë votat dëm ne? Ne kemi një alternativ­ë tjetër, që është LSI- ja, që ësh-

të ritet, alternativ­a alternativ­a më e me lirisë, integ- që është alternativ­a kryesore kundër oligarkisë më 25 qershor!. Ta marrin me qetësi e me dashuri, timoni iku. Tani le të marrin një tepsi si timon dhe të jenë të kënaqur sidoqoftë edhe me kaq. Shqipëria do të ecë në mënyrë të sigurt më 26 qershor, nuk ka kohë as për tragjedi e as për komedi”, tha ai.

 ?? Meta dje në Berat ??
Meta dje në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania