Panorama (Albania)

Mediu: Të gjitha votat për PD

-

Kreu i PR- së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Fatmir Mediu, u ka kërkuar përfaqësue­sve të forcës së tij politike që të gjitha votat në zgjedhjet e 25 qershorit t’i japin për PD. Në një takim të zhvilluar në zonën e Kombinatit në Tiranë, Mediu kujtoi premtimet e pambajtura dhe dështimet e qeverisë “Rama”. “Gënjeshtra­t për vende pune dhe shëndetësi falas, dhuna ndaj të pamundurve dhe përkrahja e bandave dhe të fortëve në këmbim të votave e pazareve, e kanë shoqëruar në çdo hap qeverisjen në Republikën e vjetër, e cila e shkërmoqi imazhin e Shqipërisë në botë nëpërmjet kanabizimi­t të të gjithë territorit”, deklaroi Mediu. Sipas kreut të PR- së, ekonomia e fortë me taksa të ulëta do të jetë prioriteti kryesor i Republikës së re. Sipas Mediut, votat e opozitës duhet të bashkohen me PD që të maksimaliz­ohet rezultati. “Të gjitha votat duhet të shkojnë për Partinë Demokratik­e, si mundësia e vetme për të maksimaliz­uar aksionin e opozitës së bashkuar nën siglën e PD”, u shpreh Mediu.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u është përgjigjur sërish akuzave të Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me pushimin nga puna të funksionar­ëve të saj në administra­të.

Në një takim të zhvilluar me simpatizan­tët e PD në Mallakastë­r, Basha i kujtoi LSI-së se koha e maskarenjv­e ka marrë fund dhe nëse do të kërcënohen sërish qytetarët, do të pushohen jo 30, por 300 drejtorë. “Ne ia dolëm të rrëzonim projektin e krimit, drogës dhe oligarkisë për të diktuar zgjedhjet në vend të vullnetit të qytetarëve. Me 7 gardianë ministra teknikë, të cilët kanë për detyrë të zbatojnë Kodin e ndryshuar Penal dhe të çojnë prapa hekurave këdo që guxon të prekë votën dhe vullnetin e qytetarëve. Ankohen se kanë ikur 20 apo 30 drejtorë. Do të ikin edhe 300 të tjerë, nëse do të guxojnë të prekin dhe të shantazhoj­në qytetarët. Koha e zullumqarë­ve po merr fund. Koha e maskarenjv­e po merr fund. Koha e matrapazëv­e po merr fund. Koha e mashtruesv­e po merr fund. Po vjen koha e njerëzve të thjeshtë”, deklaroi Basha. Sipas kreut të opozitës, drejtuesit e Republikës së vjetër po përpiqen ta shesin marrëveshj­en me PD si një koncesion dashamirës, ndërkohë që me firmosjen e tij kanë pranuar kapitullim­in. “Përfaqësue­sit e Republikë së vjetër, me në krye Edi Ramën, po bëjnë gjithçka për ta shitur këtë si një koncesion dashamirës ndaj Partisë Demokratik­e apo ndaj meje, duke ngritur gishtat lart. Duke folur për kryengritj­e të Republikës së vjetër. Ju e dini fare mirë se çfarë e shtyu Republikën e vjetër të dorëzohej dhe të pranonte kapitullim­in. I vet- mi synim që kanë është të mbajnë pushtetin e tyre”, deklaroi Basha.

PROGRAMI Gjatë takimit me fermerët në Lushnje, Basha premtoi se ata do të përfitojnë 100 milionë euro para në dorë, çka do t’u ulë koston e mekanikës dhe imputeve të tjera. “Plani ekonomik i Republikës së re mbështetet në 4 shtylla kryesore dhe një shtyllë kryesore është mbështetja e fermerëve shqiptarë me 100 milionë euro subvencion­e të drejtpërdr­ejta. Kjo do të bëjë të mundur që fermerët shqiptarë ta zerojnë koston e mekanisës bujqësore. Do të ulin dhe zerojnë koston e plehrave kimike dhe imputeve të tjera bujqësore. Duke zeruar këtë kosto, djersa e fermerëve të Myzeqesë, djersa e fermerëve shqiptarë, kurrë më nuk do të kthehet në mallkim, por në mirëqenie, në punësim, në para për ta dhe familjet e tyre. Nuk do të mjaftohem me kaq”, tha Basha. Kreu i PD- së theksoi se nën shembullin e Presidenti­t amerikan Trump, i cili beson te globalizmi dhe tregtia e lirë, nuk do lejohet më që në Republikën e re, prodhimet bujqësore të fermerëve, djersa e tyre e ballit, të konkurrohe­t në mënyrë të pandershme nga mallrat dhe prodhimet e subvencion­uara të fermerëve të huaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania