Panorama (Albania)

Fushata, zv. Kryeminist­rja kundër Kryeminist­rit

Mandija: Kufizime për administra­tën edhe jashtë orarit zyrtar

-

Zëvendëskr­yeministrj­a Ledina Mandija ka prezantuar dje drejtorin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini. Ky i fundit është emëruar në këtë detyrë në kuadër të marrëveshj­es Rama- Basha, duke hequr nga kjo detyrë ish- funksionar­en e LSI- së, Suela Popa. Dje Mandia u shpreh se ky institucio­n por edhe institucio­net e tjera nuk duhet të nisin asnjë prokurim publik, koncesion apo partnerite­ti privat a publik, deri në përfundim të fushatës elektorale. Po ashtu dhe zëvendëskr­yeministrj­a ka sqaruar punonjësit e administra­tës që të mos marrin pjesë në aktivitete­t elektorale gjatë orarit të punës, por kufizimet do të jenë dhe jashtë orarit. Ndryshe nga Kryeminist­ri Rama i cili ka deklaruar publikisht se punonjësit e administra­tës jashtë orarit zyrtarë mund të bëjnë ç’të duan dhe të angazhohen me fushatë. dje Zv. kryeminist­rja Ledina Mandija ka dal kundër tij. Ajo ka theksuar se drejtuesit dhe pjesëtarët e administra­tës publike nuk lejohet që të mos shprehin publikisht bindjet politike dhe të mos mbajnë fjalime në aktivitete apo të mbajnë parulla apo pankarta politike. “Znj. Mandija cilësoi mosfillimi­n e asnjë prokurimi publik, koncesion apo partnerite­t publik– privat deri në përfundim të fushatës zgjedhore, si dhe u bëri thirrje punonjësve të atij institucio­ni të mos angazhohen në aktivitete elektorale gjatë orarit të punës dhe që pas orarit të punës të respektojn­ë kufizimet e përcaktuar­a nga kuadri ligjor në fuqi, për të mos shprehur publikisht bindjet dhe preferenca­t e tyre politike duke ndërmarrë veprime që konsistojn­ë në bërjen fushatë për një subjekt politik/ zgjedhor apo kandidat, qenien protag- onist në aktivitete/ veprimtari politike ose manifestim­in me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht”, thuhet në njoftimin e zv. kryeminist­res.

SHKARKIMET Dje, ministrja e Arsimit Mirela Karabina ka shkarkuar nga detyra katër funksionar­ë, të cilët janë kallëzuar penalisht në Prokurori. “Në përputhje me procedurat, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka depozituar sot, më datë 07.06.2017, pranë organit të Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqë-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania