Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Fushata elektorale e zgjedhjeve të 25 qershorit ka mbetur pa monitorim të shpenzimev­e financiare të partive politike, edhe pse forcat politike kanë nisur zyrtarisht që prej një jave mitingjet zgjedhore.

Amendament­et ligjore të miratuara më 22 maj nga Parlamenti ende nuk kanë gjetur zbatim. Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar një sërë aktesh dhe ka trajnuar ekspertët financiarë të partive dhe auditët, procesi ka mbetur pezull për shkak të mungesës së buxhetit për të paguar auditët teknicienë, të cilët sipas ligjit do duhet të ndjekin në terren fushatën e partive politike, duke i detajuar shpenzimet e fushatës. Por duke qenë se ndryshimet ligjore u miratuan në një kohë shumë të shkurtër ligjore pas paktit politik Rama- Basha, zbatimi i ligjit “për partitë politike” për këto zgjedhje do të zbatohet me gjasa në gjysmën e fushatës. Dje, KQZ ka bërë të ditur se është në pritje të lëvrimit të fondeve nga Ministria e Financave, në mënyrë që 24 auditët të nisin monitorimi­n e shpenzimev­e të partive politike. Por që ky vendim të bëhet efektiv, duhet të zhvillohet mbledhja e qeverisë për të miratuar këtë shtesë fondesh për KQZ- në. Këshilli i Ministrave nuk është mbledhur prej tri javësh, hera e fundit që ka miratuar vendime ka qenë data 22 maj, ndërkohë që pas emërimit të ministrave të rinj teknikë qeveria nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje të re.

QËNDRIMI I KQZ Dje, institucio­ni i KQZ- së ka sqaruar se plotësimi i akteve ligjore dhe trajnimi i ekspertëve financiarë është bërë në kohë rekord. Por procesi mbetet në pritje të fondeve. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, tha dje se: “Ndërkohë, pas shpalljes publike të KQZsë në media, deri tani kanë shprehur vullnetin e tyre 24 auditë teknicienë. Menjëherë sapo Ministria e Financave të akordojë fondin e kërkuar, KQZ do të emërojë auditët kontabël, të cilët do të fillojnë kontrollin dhe monitorimi­n e fushatës zgjedhore të partive politike. Theksojmë se zbatimi i ligjit 90/ 2017 “Për partitë politike” është detyrim jo vetëm për KQZ, por edhe për partitë politike, të cilat duhet të tregojnë vullnet në zbatimin korrekt të ligjit dhe të akteve të KQZ- së në fuqi”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania