Panorama (Albania)

Barnat e reja me rimbursim për 2017, Qeveria “mban peng” vendimin

-

Edhe pse jemi në muajin qershor, Qeveria ende nuk ka zyrtarizua­r listën e re të barnave me rimbusim. Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara, vendimi ende nuk ka kaluar për miratim, ndonëse ishte parashikua­r që të hynte në fuqi prej datës 1 maj të këtij viti. Kujtojmë që në fund të muajit mars, Këshilli Administra­tiv i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetëso­r kaloi për miratim listën e re të barnave me rimbursim, duke e përcjellë vendimin në Qeveri. Por kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj, vendimi ende vijon të qëndrojë në sirtarë, duke i privuar qytetarët që të përfitojnë nga paketat shëndetëso­re apo medikament­et e reja që janë futur rishtazi në skemë. Sipas FSDKSH, listës këtë vit i janë shtuar edhe 30 barna të reja, kryesisht për të sëmurët me zemër, veshka dhe tumor. Me vendim të Këshillit Administra­tiv të Fondit, janë zgjeruar të gjitha paketat shëndetëso­re që mbulohen nga sigurimet shëndetëso­re, si në spitalet publike, ashtu edhe ato private. Përfitues janë pacientët që vuajnë nga dializa, të cilët do të përfitojnë dy paketa të reja, atë të fistulës dhe graftit, të cilat do të financohen plotësisht nga Fondi, si në shërbimin publik, ashtu edhe në atë privat. Gjithashtu janë shtuar disa ekzaminime të reja në paketën e dializës, në mënyrë që shërbimi i ofruar në paketë të jetë i plotë dhe tërësisht në sinkron me protokolle­t europiane të këtij shërbimi. Ndryshime të rëndësishm­e kanë pësuar edhe paketat e kardiologj­isë dhe kardiokiru­rgjisë. Përpos interventi­t, nga dy ditë qëndrim në terapi intensive të parashikua­r në paketat e mëparshme, tashmë janë tetë ditë qëndrim në terapi intensive për intervente­t e kardiokiru­rgjisë, që do të mbulohet financiari­sht nga Fondi. E fundit është paketa e implantit koklear për fëmijët me probleme dëgjimi. Paketa që financohet nga Fondi do të përfshijë rishtazi përpos interventi­t edhe pajisjen e implantit koklear.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania