Panorama (Albania)

MBËSHTES RAMËN, DO TË MARR 3 DEPUTETË

-

Prokuroria e Përgjithsh­me i njoftoi dje deputetit Tom Doshi një akuzë të re për "fshehje të pasurisë", duke vendosur dërgimin e tij në gjyq për këtë çështje.

Prokurori i çështjes dje, në orën 10: 00, kishte thirrur deputetin Doshi dhe avokatin e tij, Vladimir Meçi, për t'i njoftuar akuzën dhe dërgimin e çështjes në gjykatë. Pasi ka mbërritur në prokurori rreth orës 10: 30, Doshi qëndroi aty për më shumë se dy orë bashkë me avokatin, ndërsa mori në dorëzim nga Prokuroria tri dosje të mëdha me materiale shkresore. Në dalje të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, avokati Vladimir Meçi deklaroi se "ka disa harresa për gjëra krejtësish­t të vogla dhe Prokuroria pretendon se nuk janë deklaruar mbetje në disa llogari kur janë kryer me mijëra transaksio­ne". Nga ana tjetër, vetë deputeti Tom Doshi i cilësoi akuzat e Prokuroris­ë politike e të lidhura me fushatën ku ai kandidon si deputet në Shkodër, duke thënë se nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. "I bëj thirrje gjithë elektorati­t tim të rrinë të qetë, sepse nuk kam asnjë problem me ligjin. Të gjitha akuzat që Prokuroria ka bërë ndaj meje, do të bien në gjykatë", tha Tom Doshi. Ai është denoncuar nga ILDKPKI në vitin 2015 dhe prej dy vitesh ishte në hetim nga ana e Prokuroris­ë. Kjo e fundit mësohet se për të njëjtin kallëzim të Inspektora­tit të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive ka nisur edhe një procedim tjetër ndaj Tom Doshit me akuzën e "pastrimit të produkteve të veprës penale", por ky procedim është veçuar në pritje të letërporos­ive nga jashtë shtetit. AKUZA E PROKURORIS­Ë

Por sipas Prokuroris­ë, de- Tom Doshi garantoi zgjedhësit se do të jetë në Parlament jo me një, por me 3 deputetë në zgjedhjet e ardhshme. "Dihet që ishte tendencioz­e. Bëhet për zgjedhje, por unë kam një mesazh dhe për elektorati­n. Të rrinë të qetë, asgjë s'kam me ligjin, unë do të vij në Parlament. Të gjitha akuzat do të bien poshtë në gjykatë. Unë mbështes Kryeminist­rin Rama. Nuk kam asnjë ofertë tjetër", tha Tom Doshi dje në Prokurori. puteti rezulton se nuk ka deklaruar transaksio­ne financiare që ka bërë ndërmjet vetes ( si individ) dhe kompanive në pronësi të tij. "Pra, ka rezultuar se ka marrë e dhënë hua ndërmjet vetes dhe kompanive të tij dhe nuk ka deklaruar asgjë të tillë. Subjektet deklarues ( zyrtarët) nuk kanë detyrimin të deklarojnë për kompanitë e bizneset. Por nëse subjektet deklarues ( zyrtarët në këtë rast deputeti) hyjnë drejtpërdr­ejt në raporte financiare ( huadhënie, huamarrje etj.), pra kur përfshihen si individë, duhet të deklarojnë lëvizjet financiare", bënë me dije burimet jozyrtare të Prokuroris­ë. Sipas tyre, gjatë hetimit janë kryer disa aktekspert­ime kontabël për hyrje- daljet financiare të kompanive në pronësi të deputetit Tom Doshi apo edhe ekspertime në lidhje me mënyrën si kanë ndryshuar me shtim apo pakësim pasuritë që ai disponon. "Në përfundim të këtyre aktekspert­imeve kontabël, ka rezultuar se nga viti 2005 e deri në mars të 2017- s, deputeti Tom Doshi nuk ka deklaruar rreth 10 veprime e transaksio­ne të kryera prej tij me qëllim shitblerje tokash, makina, para të dhëna hua apo gjendjen e llogarive bankare", tha më tej një burim nga grupi i hetimit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania