Panorama (Albania)

Edukatorja e kopshtit privat mohon dhunën, mbetet në burg pa afat

-

TIRANE - Denida Rexhepi, edukatorja e një kopshti privat në Tiranë, e dyshuar për ushtrim dhune ndaj fëmijëve gjatë ushtrimit të detyrës së saj, do të hetohet në masën e sigurisë "arrest në burg". Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokuroris­ë për lënien në qeli të 30- vjeçares, të paktën deri në një vendim të dytë gjyqësor. Edukatorja Rexhepi nga ana e saj mohoi kategoriki­sht dyshimet e Prokuroris­ë, duke pohuar se nuk kishte dhunuar të miturit që kishte në përkujdesj­e. Pretendime­t e të dyshuarës dhe avokatit të saj nuk bindën gjyqtarin e gatshëm, Altin Shkurti. Rexhepi u paraqit në sallën e gjyqit rreth mesditës, në një gjendje tejet të rënduar emocionale. Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun. Burime brenda sallës bënë me dije se përfaqësue­si i Prokuroris­ë i ka thënë Gjykatës se ndaj 30- vjeçares janë depozituar kallëzime për të paktën dy raste të ushtrimit të dhunës prej saj ndaj fëmijëve të mitur. Sipas prokurorit, nga analizimi paraprak që u është bërë pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së kopshtit, është krijuar dyshim i arsyeshëm se Rexhepi ka konsumuar elementë të veprës penale të "keqtrajtim­it të të miturit". Për këtë shkak, duke iu referuar rrezikshmë­risë së veprës penale dhe rrethanave të ngjarjes, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë "arrest në burg" për të. Pretendimi i tij është kundështua­r me forcë nga ana e avokatit të Rexhepit. Sipas burimeve, avokati ka pretenduar se e mbrojtura prej tij nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe ka kërkuar lirimin e saj nga qelitë e paraburgim­it. "E mbrojtura prej nesh nuk ka ushtruar dhunë fizike apo psikologji­ke ndaj të miturit. Ajo është edukatore e përkushtua­r dhe gëzon dashurinë e fëmijëve të kopshtit ku ka ushtruar detyrën", është shprehur mbrojtësi. Në lidhje me episodin e përmendur nga prokurori, i filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, avokati ka pohuar se ka qenë vetëm një tërheqjeje vëmendjeje nga ana e edukatores dhe jo një veprim i dhunshëm. "Dy fëmijët kanë qenë konfliktua­r me njëri- tjetrin dhe edukatorja vetëm u ka tërhequr vëmendjen, asgjë më shumë", është shprehur mbrojtësi. Pretendime­t e avokatit janë konfirmuar më pas edhe nga e dyshuara Rexhepi. "Nuk është e vërtetë. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj asnjërit prej fëmijëve në kopsht", ka pohuar ajo nga kafazi i xhamtë i sallës së gjyqit. Pasi është njohur me pretendime­t e palëve, gjyqtari Altin Shkurti vendosi lënin e saj në paraburgim deri në hetimin e plotë të rastit. Ngjarja u denoncua nga prindërit e disa fëmijëve që thanë në polici e më pas në prokurori se kishin parë ndryshimin e sjelljes së të miturve dhe shenja dhune te fëmijët. Po kështu, verifikimi i kamerave të sigurisë në kopsht, sipas Prokuroris­ë, nxori në pah faktin se fëmijët ishin dhunuar në disa data të ndryshme nga ana e edukatores. ar. ba

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania