Panorama (Albania)

Ish- i dënuari për vrasje gjendet i vdekur në hotel

Policia: Dyshohen shkaqe natyrale, nuk ka shenja dhune

- ETLEVA DELIA

Një 50- vjeçar nga Fieri, ish- i dënuar për vrasje, u gjet i vdekur në një hotel në Tiranë.

Viktima është Ardian Laze, i cili ishte akomoduar prej dy ditësh në hotelin që ndodhet në bulevardin "Zogu i Parë", në kryeqytet. Policia është lajmëruar për ngjarjen nga personeli i hotelit, pasi është konstatuar se klienti nuk kishte shenja jete. Në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it Nr. 3, që kanë nisur menjëherë hetimet. Burime nga grupi hetimor thanë se nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Por burimet thanë se nga veprimet paraprake të mjekëve ligjore, dyshohet se Ardian Laze ka pasur probleme kardiake. Ndërsa mësohet se ai kishte më shumë se 3 orë që kishte vdekur, para se të gjendej nga personeli i hotelit. Policia i ka marrë ata në pyetje për të sqaruar rrethanat se si e kanë gjetur trupin të pajetë. Mëso- het se viktima kishte shkuar në hotel vetëm për një natë dhe të martën në mesditë do të largohej nga hoteli. Por ai nuk ishte parë të dilte as të hynte dhe kjo i ka bërë të dyshojnë personelin. Njëri prej tyre është ngjitur në dhomën e tij rreth orës 20: 00 të mbrëmjes dhe ka konstatuar se 50- vjeçari nuk kishte shenja jete. Për këtë arsye, i ka telefonuar menjëherë Policisë. Dëshmitarë­t kanë pohuar se ai ka qëndruar vetëm në hotel dhe nuk është parë ndonjë person tjetër duke u futur në dhomën e tij.

VIKTIMA

Arben Laze, 50- vjeçari që u gjet i vdekur në hotel mbrëmjen e së martës, ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e një personi në Lushnjë. Vrasje të cilën ai e ka kryer bashkë me një person tjetër, me të cilin kishin në pronësi një lokal lojërash fati. Ngjarja për të cilën ai ishte dënuar, ka ndodhur më 18 maj të vitit 2005. Bashkë me ortakun e tij, Dritan Bilbili, u akuzuan se vranë me 8 plumba Arben Hoxhën, i njohur në Lushnjë edhe me nofkën "Ben Komisari". Viktima shkonte në lokalin e lojërave të fatit të marrë me qira nga Laze e Bilbili dhe nuk paguante paratë. Vetë dy të akuzuarit deklaruan para hetuesve se Arben Hoxhën e qëlluan jo vetëm se nuk paguante, por edhe pasi i kërcënonte ata e personelin, duke u kthyer në shqetësim. Gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, Policia e Lushnjës dokumentoi se Arben Hoxha, 41 vjeç, shkonte shpesh për të luajtur në lokalin e lojërave të fatit "Xhael", që ndodhej në lagjen "Xhevdet Nepravisht­a", të Lushnjës. Ardian Laze e kishte marrë me qira lokalin, ndërsa si administra­tor ishte shoku i tij Dritan Bilbili. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas vrasjes së "Ben Komisarit", ndërsa bashkëpunë­tori i tij u arrestua disa ditë më vonë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania