Panorama (Albania)

Tiranë, kërcënohet me granatë brenda në automjet 36- vjeçari

-

TIRANE - Një 36- vjeçar ka denoncuar në Polici se persona të paidentifi­kuar i kanë hedhur një granatë në makinën e parkuar para shtëpisë. Megjithëse nuk ka plasur, pasi sipas Policisë bëhet fjalë për një granatë mësimore, ngjarja është konsiderua­r si kërcënim për pronarin e mjetit dhe është regjistrua­r procedim penal për "kanosje" e "shkatërrim prone". Burime nga Policia thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, ndërsa është zbuluar mëngjesin e djeshëm nga pronari i mjetit, 36-vjeçari Erjon Haxhiu. Ai e kishte parkuar makinën e tij tip "Volkswagen", para shtëpisë, në zonën e Laprakës. Kur ka dalë në mëngjes për të shkuar në punë, ka konstatuar të thyer xhamin trekëndësh të makinës. Duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë vjedhje të mundshme, ai ka nisur të kontrolloj­ë brenda automjetit, por aty ka gjetur një granatë. Menjëherë ka telefonuar në sallën operative duke denoncuar ngjarjen. Aty kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it nr. 3, që kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa më pas kanë mbërritur edhe ekspertët xhenierë të RENEAs, për të bërë shpërthimi­n e kontrollua­r të granatës. Pas veprimeve që kanë kryer ekspertët, është konstatuar se objekti i gjetur brenda automjetit të 36- vjeçarit ishte një granatë mësimore. I dëmtuari është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë, për ndonjë dyshim të mundshëm rreth autorëve të ngjarjes dhe nëse kishte apo jo probleme me njeri. Burimet thanë se Erjon Haxhiu ka mohuar të ketë probleme apo të ketë marrë kërcënime më parë. Ai ka deklaruar se ngjarja mund të jetë edhe ndonjë ngatërresë e mundshme, pasi pranë mjetit të tij kanë qenë të parkuara edhe makina të tjera gjatë natës. Megjithatë, Policia nuk ka përjashtua­r mundësinë e ndonjë kërcënimi ndaj 36vjeçarit, pavarësish­t se ai vetë e ka mohuar. Policia e Tiranës tha zyrtarisht se grupi hetimor po punon për identifiki­min dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Ndërsa po verifikohe­n kamerat e sigurisë në bizneset pranë vendit të ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania