Panorama (Albania)

Kamion me kastravecë për në Itali, fshihen 705 kg drogë

Zbulohet nga kontrolli në skaner, arrestohet i riu maqedonas

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Kamioni i ngarkuar me kastravecë do të trafikonte edhe një sasi të madhe droge nga Maqedonia drejt Italisë.

Policia bëri të ditur se dje, rreth orës 00: 30, u zbulua dhe u sekuestrua në Portin e Durrësit 705 kg lëndë narkotike, në tentativë për t'u trafikuar drejt Italisë. Droga u zbulua nëpërmjet skanerit në pikën Kufitare në kamionin e drejtuar nga shtetasi maqedonas Kiril Filev, 32 vjeç, e fshehur nëpërmjet arkave të mbushura me kastravecë për eksport. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit ku u zbulua lënda e llojit kanabis sativa, ndërsa ka shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tre bashkëpunë­torëve të tjerë, që dyshohet se janë të implikuar në këtë rrjet të trafikut ndërkombët­ar të lëndëve narkotike.

"Më datë 06.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin maqedonas Kiril Filev, 32 vjeç, pas dyshimeve nga specialist­ët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishë­m u kontrollua në skaner. Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa. Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastravecë dhe në mes të kastravecë­ve kishte qese të mbushura me lëndë narkotike. Pas peshimit, rezultoi në total një sasi rreth 705 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa", deklaroi Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Po të njëjtat burime sqarojnë se kishin marrë të dhëna në rrugë operative për tentativën e trafikut dhe se agjentët e Antidrogës kishin mbajtur nën vëzhgim prej disa ditësh grupin kriminal. Në saje të informacio­neve e të dhënave të mbledhura, seksioni kundër narkotikëv­e ka qenë i bindur se brenda në kamionin me ngarkesë me kastravecë fshihej lënda narkotike, me destinacio­n Italinë. "Policia kishte informacio­ne të marra në rrugë operative se grupi kriminal do të tentonte të trafikonte drejt Italisë lëndën narkotike. Në këto kushte, sapo kamioni i dyshuar i ngarkuar me kastravecë për eksport mbërriti në Portin e Durrësit, drejtuesit Kiril Filev iu kërkua t'i drejtohej skanerit, ku dhe u konstatua se brenda arkave me kastravecë fshihej edhe lëndë narkotike", bënë të ditur burime nga Policia. Menjëherë drejtuesi i kamionit, shtetasi maqedonas Kiril Filev, u arrestua në flagrancë, ndërsa u shpallën në kërkim tre bashkëpunë­torët e tij. Mësohet se drejtuesi i kamionit nuk ka pranuar të ketë pasur dijeni për ngarkesën e lëndës narkotike, duke u justifikua­r se ishte thjesht një shofer. Kjo është ngarkesa e parë e madhe e sekuestrua­r në Portin e Durrësit, pas shkarkimit të zyrtarëve që u akuzuan për lejimin e 8 tonëve hashash, i cili u bllokua në Itali.

Më datën 17 prill 2017, Prokuroria urdhëroi arrestimin e doganierëv­e e efektivëve të policisë në Portin e Durrësit dhe në Doganën e Qafë- Thanës, pasi lejuan të kalonin tonelata me drogë drejt Italisë. Për këtë shkak, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin 10 punonjësve të policisë në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të QafëThanës, Durrësit e Tiranës. Ata dyshohet se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 tonë kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017. Prokuroria për Krime të Rënda i akuzon policët dhe doganierët për veprën penale të "Trafikut të narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit "arrest me burg", ndërsa policia i ka ekzekutuar këto urdhërarre­ste.

 ??  ??
 ??  ?? Droga e bllokuar dje
Droga e bllokuar dje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania