Panorama (Albania)

Fsheh 70 kg drogë në shkallët e pallatit, arrestohet 24- vjeçari

-

ELBASAN - Policia e Elbasanit arrestoi dje katër të rinj, pasi u kapën në flagrancë duke transportu­ar një sasi prej 65 kg kanabis sativa. Të arrestuari­t po transporto­nin lëndën narkotike nga Durrësi për në Elbasan me qëllim shitjen e saj. Asllan Muka, 38 vjeç, banues në Shijak, Fidel Osma, 23 vjeç, Amarildo Braçe, 29 vjeç, si edhe Mario Hoxholli, 23 vjeç, të tre banues në Durrës, u arrestuan në fshatin Lolaj të Peqinit. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një kontrolli ushtruar në mjetin "BMW X5", me targa AA 006 KY, drejtuar nga Asllan Muka, u gjet sasia prej 65 kg kanabis. Nga veprimet hetimore paraprake, rezulton se trafikimi i lëndës narkotike dyshohet të jetë kryer në bashkëpuni­m nga shtetasit Fidel Osma, i cili po drejtonte një tjetër automjet me targa AA 101 MY, Asllan Muka, Amarildo Braçe dhe Mario Hoxholli. Ata qarkulloni­n me dy mjete, ku në mjetin tip "BMW X5" ndodhej edhe lënda narkotike, ndërsa mjeti tjetër i shoqëronte nga pas. Dyshohet se lënda narkotike vinte nga Durrësi në drejtim të Elbasanit dhe ishte gati për shitje. Operacioni "Transportu­esi" u finalizua falë informacio­neve që policia kishte siguruar në rrugë operative. Përveç dy automjetev­e, u sekuestrua­n dhe pesë telefona, si dhe një shumë prej 2670 eurosh. Policia bën me dije se ndalimi i tyre në superstrad­ën Elbasan- Peqin është bërë në bazë të informacio­neve të marra se në njërin nga mjetet kishte lëndë narkotike.

VLORË - Një i ri nga Vlora kishte zgjedhur një vend jo të zakonshëm për të fshehur kanabisin. Nikolas Toçaj, 24 vjeç, u arrestua pasi gjatë një kontrolli të policisë, u zbulua një sasi prej 70 kg kanabis e fshehur prej tij në sheshpushi­min e katit ku kishte apartament­in, në lagjen "Pavarësia". Ai e kishte fshehur lëndën narkotike në katër qese plastike të mëdha dhe më pas e kishte mbështjell­ë me natriban. Toçaj nuk e kishte futur kanabisin brenda në apartament, por e kishte vendosur atë në një hapësirë pranë shkallëve të pallatit. Përveç lëndës narkotike, policia ka sekuestrua­r edhe një furgon në pronësi të tij, që dyshohet se është përdorur për transporti­n e kanabisit. Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se Toçaj do të merret në pyetje nga grupi hetimor për të saktësuar destinacio­nin e lëndës narkotike, si dhe nëse në këtë vepër janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Po kështu burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se kontrollet po vijojnë në zonën e Pyllit të Sodës, por edhe pika të tjera, të cilat mbeten problemati­ke, në mënyrë që të evidentohe­t nëse ka ndonjë tjetër sasi lënde narkotike të fshehur apo edhe ndonjë mjet lundrues që mund të përdoret për trafikimin e drogës drejt Italisë. Për të parandalua­r fenomenin e kultivimit masiv të bimëve narkotike, por edhe trafikimin e drogës, në Qarkun e Vlorës është ngritur një Task- Forcë antikanabi­s, që do të koordinojë punën mes Policisë së Qarkut, Policisë Kufitare, njësive vendore, si dhe institucio­nit të prefektit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania