Panorama (Albania)

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

-

Kjo është një nga protestat e shumta të këtyre banorëve, të cilët kërkojnë nga qeveria që të dëmshpërbl­ehen. Sipas tyre, paratë që po shpërndahe­n aktualisht për dëmet e shkaktuara në bujqësi, të cilat i ka miratuar qeveria, po përdoren për qëllime politike në fushatën elektorale. Protestues­it për rreth 30 minuta kanë bllokuar makinat në rrugën e pedonales, duke zhvilluar kështu debate edhe me forcat e policisë.

"Ne jemi sot këtu për të protestuar për një të drejtë tonën, që na takon me ligj. Nuk po kërkojmë lëmoshë dhe asgjë të këtij lloji, por vetëm paratë që shteti na i ka borxh ne. Dëmet më të mëdha i kemi në banesat tona dhe jo te bujqësia. Pastaj edhe ato para që po shpërndahe­n gjoja për dëmshpërbl­imet në bujqësi, janë duke u dhënë nga kryetarë të partive socialiste apo persona të tjerë politik. Kjo është e papranuesh­me për ne dhe nuk do të ndalemi duke protestuar derisa të fitojmë këtë të drejtë tonën", deklaroi Paulin Maçaj, një prej organizato­rëve të protestës. Mark Simoni nga Velipoja shprehet se ka një dëm prej 10 milionë lekësh të vjetër në banesën e tij dhe nuk i ka marrë ato para ende pas 6- 7 vitesh. "Kam shkuar për të paguar energjinë elektrike dhe më thanë se nuk të është ulur asgjë. Unë sapo po vij nga zyrat e OSHEE. Nga ana tjetër, më thonë se paratë e dëmshpërbl­imeve janë përdorur për të shlyer energjinë elektrike, por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Tani askush nuk di të japë një sqarim të saktë. Ajo që duam ne, janë paratë e dëmshpërbl­imeve për dëmet që na janë shkaktuar në banesa. Aty vetëm unë kam rreth 10 milionë lekë Xhina Ndoj, kryetare e shoqatës së personave me aftësi të kufizuar, u shpreh se ka edhe persona me aftësi të kufizuar që ende s'kanë marrë dëmshpërbl­imet e përmbytjev­e. "Janë shumë persona me aftësi të kufizuar që janë prekur nga përmbytjet dhe kanë pësuar dëme të mëdha në banesa. As këta persona nuk janë dëmshpërbl­yer, edhe pse duhej të ishin të parët që qeveria t'i kishte në konsiderat­ë. Kjo është arsyeja pse unë jam sot këtu për të protestuar", deklaron Xhina Ndoj. të vjetër për të marrë. Vlerësimet e dëmeve janë bërë dhe shteti I ka të gjitha listat tona, por e bëjnë me qëllim dhe nuk na i japin", shprehet Simoni. Banorët paralajmër­ojnë se do të protestojn­ë edhe më 25 qershor, ditën kur do të votohet për zgjedhjet parlamenta­re, ndërsa deklarojnë se do të bojkotojnë këto zgjedhje duke mos marrë pjesë. "Ne nuk ndale- mi te kjo kërkesë që kemi për të na dhënë dëmet që janë shkaktuar në shtëpitë tona. Në rast se qeveria nuk merr asnjë masë, atëherë do të protestojm­ë edhe më 25 qershor dhe nuk do të marrim pjesë në zgjedhje fare. I bëjmë thirrje qeverisë të marrë masat e duhura, në të kundërt bojkotojmë zgjedhjet", shprehet Pjetër Gjoni nga --- Mali Jushit, Bashkia Vau i Dejës.

 ??  ?? Banorët e zonave të përmbytura dje në protestë
Banorët e zonave të përmbytura dje në protestë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania