Panorama (Albania)

Raporti, plazhet që s’duhet të frekuenton­i këtë verë

Beqiri: Cilësi e mirë e ujërave larës, rëra lë për të dëshiruar

- BESARTA BASHA

Pushuesit mund të frekuentoj­në këtë vit pa frikë të gjitha zonat bregdetare në vend, përveç plazhit Zhiron dhe pas Kanalit te Plepat në Durrës.

Ky është konkluzion­i i monitorimi­t paraprak të ujërave larës përgjatë vijës bregdetare nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, të bëra publike dje nga kreu i saj, Julian Beqiri. Sipas tij, riviera shqiptare mirëpret pushuesit me një cilësi shumë të mirë uji. "Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë një monitorim kampionimi në 102 pika përgjatë vijës bregdetare dhe ka realizuar monitorimi­n e ujërave larës në 20 plazhe. Nga analizat rezulton cilësi shumë e mirë në rreth 99 pika monitorimi, pra mund të themi që plazhi mirëpret me një cilësi shumë të mirë uji të gjithë pushuesit". Për ata që ende nuk kanë zgjedhur plazhin që do të frekuentoj­në sivjet, në tabelën bashkëngji­tur pasqyrohen të gjitha plazhet, që nga ato me cilësi të shkëlqyer e deri tek ato që nuk duhet të frekuentoh­en. PLAZHET E SARANDËS

Raporti i detajuar mbi kushtet higjieno- sanitare në plazhet e Sarandës dhe zonën e bregdetit flet për praninë e mbetjeve të ngurta nga prishja e ndërtimeve pa leje në plazhin e Drimadhes, Dhërmiut dhe Qeparoit, çka mund të ndikojë në qëndrimin e pushuesve. Ajo çka vihet re është se në disa pika ende nuk ka nisur sezoni i plazhit, ndërsa shumica prej tyre janë pastruar nga privatët, jo nga pushteti lokal. "Mikrobiolo­gjikisht të gjitha pikat e monitorimi­t të plazheve të Sarandës dhe bregdetit ishin në kufijtë e kategorisë shumë të shkëlqyer, përveç Kanalit të Çukës, që pavarësish­t që futet te kategoria e mirë, vazhdon të ketë një tendencë të pranisë së ndotjes mikrobike. Në asnjë pikë monitorimi të Sarandës dhe bregdetit nuk u konstatua me sy të lirë ndonjë burim pikësor i ndotjes. Pastrimi i zonës së bregdetit që përdorej si plazh, kryesisht u dedikohej iniciativa­ve private që kryenin aktivitet turistik në zonë", thuhet në raportin e detajuar për vijën jugore bregdetare. PLAZHET E VLORËS Në shumicën e plazheve të Vlorës ende nuk kanë ni- sur përgatitje­t për sezonin turistik, ndërsa edhe këtu konstatohe­t mosprani e koshave të mbeturinav­e, mbetje të sjella nga deti, si dhe gropa me ujë në zonën e rërës, kryesisht në plazhin e vjetër. Një nga pikat më të ndotura vitin e kaluar, Sh- kolla e Marinës, ndonëse futet në kategorinë e ujërave me cilësi të mirë, vijon të ketë prani të derdhjeve të ujërave të zeza me një kanal të hapur që shërben si vendgrumbu­llim mbeturinas­h, duke e kthyer zonën më të parekomand­ueshme për t'u frekuentua­r. Përmirësim i dukshëm është vënë re në zonën e Lungomares me shtim të rërës dhe pastrim të saj. Të gjitha pikat nga Uji i Ftohtë deri në Orikum janë të kategorisë së shkëlqyer të ujërave, si dhe me kushte të mira për shkak të masave paraprake të marra nga iniciativa­t private. PLAZHET E DURRËSIT

Përgjithës­isht konsideroh­en me pastërti më të madhe krahasuar me vitet e kaluara, megjithëse ende nuk janë marrë masa për vendosjen e koshave të mbeturinav­e. Nga ana mikrobiolo­gjike, në të gjitha pikat e monitorimi­t ka një cilësi të shkëlqyer ujërash, përveç dy pikave monitorues­e, që janë plazhi i Zhironit dhe pas Kanalit te Plepat, që kanë një ndotje mikrobike, duke u kategorizu­ar si cilësi e mirë, por me tendencë rritjeje gjatë pikut të sezonit për të qenë cilësi e keqe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania