Panorama (Albania)

Veliaj: Tri projektet e reja deri në fund të mandatit

"Së shpejti Kopshti Zoologjik, Piramida e terminali multimodal"

-

Me përfundimi­n e projekteve madhore për Tiranën, disa prej të cilave do të inaugurohe­n brenda pak ditësh, kryebashki­aku Erion Veliaj shpalosi dje projektet që e presin qytetin në dy vitet e mbetura të mandatit të tij. "Na duhet të vijojmë me disa projekte madhore edhe në gjysmën e dytë të mandatit. Kjo është arsyeja pse, duke nisur nga nesër, do të bëjmë prezantimi­n e masterplan­it të Kopshtit të ri Zoologjik. Kopshti Zoologjik dhe ai Botanik do të jenë një surprizë fantastike për fëmijët e Tiranës", tha Veliaj gjatë prezantimi­t të bilancit të punëve për Njësinë 7. Rikonstruk­sioni i plotë i Piramidës, duke e kthyer në qendër kulturore, do të jetë projekti i radhës që do të marrë jetë brenda dy viteve. "Do të vazhdojmë me rikonstruk­sionin e Piramidës, është shumë e rëndësishm­e që të punojmë nëpër lagje, por ama kemi disa pjesë në qendër të qytetit që janë lënë pas dore. Plani ynë është ta kthejmë në një qendër fantastike kulturore për të rinjtë, për ekspozita, ki- nema, teatër, muzikë dhe për të gjitha aktivitete­t rinore e kulturore që mund të ketë, duke qenë se është në zemër të qytetit dhe to- talisht e pashfrytëz­uar, dhe ky do të jetë projekti ynë surprizë për gjysmën e dytë të mandatit tonë". Gjithashtu, përfundimi i punimeve për terminalin multimodal te Kthesa e Kamzës është pjesë e planit të Bashkisë që do të nisë të ndërtohet këtë verë. "Është një mënyrë që shumë prej furgonëve, autobusëve, që në pjesën më të madhe futeshin nëpër xhepat e Njësisë 7, duke shkaktuar trafik, zënë vendet e rezidentëv­e, të gjithë do të kenë një terminal serioz për qindra autobusë e furgonë që kush jeton në Tiranë, të mos cenohet nga trafiku që vjen nga rrethet, ama kush vjen nga rrethet, të ketë një vend ku përfundon udhëtimin e vet", nënvizoi Veliaj.

 ??  ?? Veliaj, gjatë turit “Tirana dy vjet zgjuar”
Veliaj, gjatë turit “Tirana dy vjet zgjuar”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania