Panorama (Albania)

Festivali i Muzikës Moderne, xhaz e salsa, nga Shkodra në Vlorë

-

Festivali i Muzikës Moderne rikthehet për të gjashtin vit, por nga vendlindja, Shkodra, vjen në Tiranë e më tej në Vlorë, duke sjellë pak nga magjia e xhazit, soulit, alegoria e salsës etj. Festivali, i kthyer tashmë në traditë, nis nesër e do të vijojë për tri net, me emra të njohur muzikantës­h. E ka nderuar këtë festival Gianni Dall'Aglio ( bateristi i Adriano Celentano- s), Luca Marianini ( tromba parë e Pavarotti & Friends) etj. Festivali mbështetet këtë vit nga Ministria e Kulturës, duke pasur mundësinë të dalë përtej kufijve lokalë. Aktiviteti do të zhvillohet në Shkodër, te Fototeka Kombëtare "Marubi" ( nata e parë), në Tiranë te rr. "A. Z. Çajupi" ( nata e dytë) dhe në Vlorë te Kozum Baba ( nata e tretë). Stilet muzikore do jenë xhaz, pop, bluz, flamenko, salsa, tradiciona­le të modernizua­r. Si çdo vit, do të jenë të ftuar grupe dhe artistë të huaj, nga Italia: pianisti Emiliano Paterlini, kontrabasi­sti Gabriele Rampi, këngëtarja Ileana Fulico, saksofonis­ti Giovanni Fochesato, bateristi Federico Negri, nga Brazili Eclesio Ramos, si dhe balerinët profesioni­stë të vallëzimit latin ( salsa & bachata). Sipas drejtorit Artistik dhe organizato­rit të festivalit, Eugjen Gargjola, gjatë këtyre tri netëve do të paraqiten para publikut muzikantë të përzgjedhu­r shqiptarë, Big Band, si dhe Kuarteti i Harqeve. "Shkëmbimi i eksperienc­ës dhe bashkëpuni­mit mes artistëve të ndryshëm u shërben vlerave kulturore të vendit, si dhe përcjellje­n e tyre edhe jashtë kufijve. Pjesëmarrj­a e muzikantëv­e të shquar internacio­nalë në bashkëpuni­m me artistët tanë krijojnë larmishmër­i stilesh muzikore dhe impakti pozitiv te publiku ndihmon që kjo traditë të vazhdojë ndër vite", thotë Gargjola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania