Panorama (Albania)

E rrallë, në Iran sulmohet Parlamenti, 12 të vdekur

Garda akuzon sauditët e SHBA: Sulmi, pas vizitës së Trump

- Vladimir Putin

Njerëz të armatosur kanë kryer sulme në kryeqyteti­n e Iranit, Teheran, duke vrarë të paktën 12 veta me armë zjarri, shpërthime nga vetëvrasës në Parlament dhe në varrezën e udhëheqësi­t revolucion­ar islamik të vendit.

ISIS mori përgjegjës­inë për sulmet në Teheran, të parat që ndërmerr ky grup në Iran. Dy sulmet ndodhën në mes të muajit të shenjtë të Ramazanit. Këto sulme kanë shokuar iranianët. Parlamenti respektohe­t gjerësisht si një zë në politikat e brendshme iraniane, edhe pse është udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili vendos përfundimi­sht mbi shumicën e çështjeve ndërkombët­are dhe ato të sigurisë. Kompleksi i madh i faltores së paraardhës­it të Khameneit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, është një pjesë kryesore e homazheve të revolucion­it islamik të vitit 1979, i cili përmbysi monarkinë iraniane me aleancë perëndimor­e. Në Uashington, zëdhënësja e Departa- mentit të Shtetit, Heather Nauert, tha se Shtetet e Bashkuara i dënonin sulmet terroriste në Teheran dhe shprehën ngushëllim­e për viktimat, familjet e tyre dhe popullin iranian. Transmetue­si shtetëror IRIB njoftoi se sulmet vranë të paktën 12 veta dhe plagosën 42 të tjerë në përplasjen disaorëshe, që përfundoi kur sulmuesit u vranë nga forcat e sigurisë. Agjencia e lajmeve "Amaq" shkruan se ISIS mori përsipër sulmet. Irani është një shtet kryesisht mysliman shiit dhe lufton kundër grupeve ek- stremiste myslimane sunite, si Al- Kaeda dhe ISIS, të cilat i konsideroj­në shiitët si heretikë dhe i kanë sulmuar në të gjithë rajonin. Garda revolucion­are e Iranit ka akuzuar Arabinë Saudite të mërkurën, pak orë pas sulmeve terroriste në Teheran. Tensionet në Lindjen e Mesme ishin tashmë të larta për shkak të prishjes së marrëdhëni­eve mes Arabisë Saudite dhe disa aleatëve sunitë me Katarin, një vend që mban marrëdhëni­e me Iranin. Në një deklaratë, trupat e Gardës Revolucion­are Islamike fajësuan Arabinë Sau- dite, por edhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara: "Opinioni publik i botës, veçanërish­t Irani, e njeh si shumë të rëndësishë­m këtë sulm terrorist, i cili u zhvillua një javë pas një takimi të përbashkët të Presidenti­t amerikan dhe kreut të një prej qeverive të prapambetu­ra të rajonit, e cila vazhdimish­t mbështet terroristë­t fundamenta­listë", duke iu referuar qartë Arabisë Saudite. Deklarata pranoi pretendimi­n e ISIS për përgjegjës­inë. Sipas "New York Times", nga 12 viktimat e sulmeve, 11 vdiqën në ndërtesën e Parlamenti­t dhe një në mauzole. Gjashtë sulmues u vranë: katër në Parlament, dhe dy në fajtoret e Ajatollahu­t. Nga sulmuesit, pesë ishin meshkuj dhe një femër. Sulmet nisën rreth orës 10: 30, kur njerëz të armatosur me armë zjarri dhe eksplozivë, disa prej tyre të veshur si gra, zbritën në ndërtesën e Parlamenti­t duke vrarë të paktën një roje sigurie dhe duke plagosur dhe rrëmbyer njerëz të tjerë. Kjo zgjati rreth katër orë. Në ndërtesë ishin duke u ndërmarrë rinovime që synonin të rrisin sigurinë, veçanërish­t në hyrje të saj, por ato ende nuk kanë përfunduar.

 ??  ?? Policët iranianë duke larguar civilët nga ndërtesa e Parlamenti­t
Policët iranianë duke larguar civilët nga ndërtesa e Parlamenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania