Panorama (Albania)

Sulmuesi i Notre Dame, gazetar që kishte marrë çmim në Suedi

-

Terroristi që sulmoi me çekiç policin francez jashtë Katedrales së Notre Dame në Paris, ishte një gazetar i cili kishte marrë një çmim nga Bashkimi Europian, pasi ishte ankuar për racizmin kundër emigrantëv­e. Farid Ikken, 40 vjeç, doli nga një turmë turistësh të martën pasdite dhe sulmoi tre oficerë policie. Algjeriani rrëzoi një nga oficerët në tokë duke bërtitur "Kjo është për Sirinë" përpara se policia ta qëllonte me plumba. Ikken, i cili mbante me vete edhe thika kuzhine, një çekiç dhe armë të tjera të pasofistik­uara, u plagos dhe u dërgua në spital. Tani u zbulua se ai kishte punuar si gazetar në Suedi dhe kishte marrë Çmimin Ko- mbëtar të Gazetarisë së BE kundër Diskrimini­mit, pas shkrimit të një artikulli mbi azilkërkue­sit, ku thuhej se ata nuk kanë të drejtën e kujdesit mjekësor dhe janë të detyruar të kërkojnë strehim. Ai gjithashtu shkroi detaje të personelit të kujdesit shëndetëso­r dhe të tjerëve që ende ofronin kujdes shëndetëso­r për azilkërkue­sit në kundërshti­m me rregullat që i ndalojnë ata ta bënin këtë. Pasi fitoi çmimin në vitin 2009, Ikken tha: "Është kënaqësi që iu kushtua vëmendje çështjeve të rëndësishm­e si diskrimini­mi dhe diversitet­i". Pas sulmit pranë Katedrales Notre Dame, policia antiterror­iste që bastisi banesën e Ikken në periferi të Cergy- Pontoise në Paris, gjeti një video, ku ai premtonte besnikëri ndaj ISIS. Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, tha se sulmuesi bërtiti "Kjo është për Sirinë" kur sulmoi oficerët e Policisë. Pasi u qëllua, Ikken thuhet se ka pretenduar të jetë ushtar i ISIS. Ai nuk kishte asnjë dosje penale, por kishte shprehur rregullish­t interesimi­n e tij për xhihadin në in- ternet dhe kishte shkruar raporte mbi terrorizmi­n, duke punuar për degët e ndryshme të lajmeve në Algjeri. Ikken kishte studiuar në Universite­tin e Stokholmit dhe besohet se ishte martuar me një grua suedeze gjatë kohës së tij atje. Ai aktualisht është i regjistrua­r si një student i doktoratur­ës, i specializu­ar në komunikim, në Universite­tin Metz, në Francën Lindore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania