Panorama (Albania)

Rusia mohon përfshirje­n në "sherrin" e Katarit: Lajm i rremë

-

Zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë akuzat se hakerat rusë kanë sulmuar agjencinë shtetërore të lajmeve të Katarit dhe kanë publikuar një histori të rreme, që çoi në prishjen e marrëdhëni­eve mes Katarit dhe vendeve të tjera arabe. Dimitri Peskov, zëdhënës i Presidenti­t Vladimir Putin, e quajti raportin e së martës në CNN një tjetër gënjeshtër, një tjetër lajm të rremë. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni i kanë ndërprenë lidhjet diplomatik­e me shtetin e vogël të Gjirit, duke akuzuar Katarin se ka strehuar ekstremist­ë dhe ka mbështetur rivalin rajonal të Arabisë Saudite, Iranin. Katari i ka mohuar akuzat. Reagimi i Peskov vjen një ditë pas një qëndrimi të ngjashëm të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili gjithashtu e hodhi poshtë raportin e CNN, duke vlerësuar se kjo e dëmtoi më shumë reputacion­in e CNN si një media e pavarur dhe objektive. Tensionet midis Katarit dhe Arabisë Saudite u shpërfaqën dy javë më parë, kur në agjencinë shtetërore të lajmeve në Katar dhe në llogarinë e saj në "Twitter" u botua një histori e rreme, ku pretendohe­j se emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, e kishte quajtur Iranin një fuqi rajonale dhe islame që nuk mund të shpërfille­t. Mediat shtetërore në rajon e injoruan mohimin e Katarit dhe vazhduan të raportonin mbi lajmin. Andrei Krutskhikh, i dërguari special i Presidenti­t rus për sigurinë kibernetik­e, tha për agjencinë e lajmeve Interfax se raporti i CNN se qeveria ruse kishte dorë në publikimin e lajmit, përmban "zero prova".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania