Panorama (Albania)

Memushaj, SMS De Biazit: Na motivonte Europiani

"Më mirë që humbëm me Luksemburg­un, fitojmë në Izrael"

-

Nga disfatat me Peskarën, te humbjet me Kombëtaren shqiptare. Ledian Memushaj nuk po gjen paqe, por e di rrugën se si mund të rikthehet qetësia dhe rezultatet pozitive në ekipin kuqezi.

Në daljen e djeshme përpara mediave, mesfushori vlonjat ka thënë se një triumf me Izraelin do të sheshonte të gjithë këtë situatë dhe pastaj futbollist­ët duhet të bëjnë pak pushim për të karikuar bateritë. Kapiteni i Peskarës në futbollin italian thotë se lojtarët nuk mendojnë aspak për fjalët që qarkullojn­ë mbi të ardhmen e De Biazit, por duan thjesht të bëjnë maksimumin në ndeshjen e radhës.

Humbja- "Mërzia ka ikur dhe duhet të ikte sa më shpejt, sepse përpara kemi Izraelin, një ndeshje shumë e rëndësishm­e".

Ndeshja- "S'besoj se isha i vetmi i mërzitur pas asaj ndeshjeje, ishim të gjithë sepse nuk bëmë figurë të bukur sa i përket rezultatit. Nuk luajtëm shumë keq, sepse kishim raste, por kur të mund Luksemburg­u, çdo gjë të ngjan tragjike. Nëse një humbje e tillë ishte për të ndodhur, më mirë që ndodhi me Luksemburg­un sesa të ndodhte me Izraelin".

5 humbje- "Prandaj isha i mërzitur, sepse nuk ishte ndeshja e parë që humbnim, kemi shumë ndeshje që humbim dhe për këtë më vjen më shumë gjynah. Nuk mendoj për ngjashmëri­në me situatën te Peskara, kur jam në Kombëtare mendoj vetëm për Kombëtaren".

Ngërçi- "Janë gjëra taktike, për të cilat duhet të pyesni trajnerin. E di që jemi ne në fushë, por nuk është se me Luksemburg­un nuk patëm raste, duhet të bënim golin e dytë për të siguruar ndeshjen, kur nuk e bën, rrezikon të pësosh dhe ashtu ndodhi. Është moment i vështirë si fundsezoni dhe nuk dihet si janë lojtarët mendërisht dhe

fizikisht".

Motivimi- "Një vit më parë kishim përpara Europianin dhe ishte ndryshe".

Momenti- "Me rezultate, ky është momenti më negativ që nga koha kur unë jam pjesë e Kombëtares shqiptare".

Rruga- "Një fitore me Izraelin dhe askush s'flet më për krizë apo për gjë tjetër. Është e vetmja mënyrë se si mund të kalohet ky moment i vështirë". Strategjia- "Ne si cilësi

jemi më mirë se ata, por duhet ta tregojmë në fushë, sepse dhe ndeshjen e parë kur ishim 11 me 11 kishim shanse, por pas penalltisë dhe një lojtari më pak ishte më e vështirë".

De Biazi- "Ka një vit që flitet që do largohet trajneri, por ai është akoma këtu. Këto fjalë nuk na interesojn­ë sepse trajneri s'na ka thënë kurrë që do ikë, ka treguar që do të rrijë këtu, sepse është i kënaqur. S'e di pse dalin këto gjëra".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania