MESAZHET NE DITELINDJE Nano e Pëllumbi me Ramën: Pse duhet fitore e PS pa LSI
Rama: Duam timonin me gjithë marsh. Është hera e parë që festojmë ditëlindjen e PS dhe ditëlindjen e kryetarit të PD
Ish- kreu i PS, Fatos Nano, mesazh Ramës në 26- vjetorin e PS: “Jam i bindur se fitorja e PS në zgjedhje do të garantojë rilindjen e pakthyeshme të Shqipërisë europiane pa deformimet e pseudoaleancave të deridjeshme”. Flet për “Panorama” profesori i PS, Servet Pëllumbi: “Prishja e imponuar e koalicionit me LSI, jo humbje, por shans për fitoren e PS”. Ç’ndodhi dje në ceremoninë e 26- vjetorit të PS. Mungon LSI, Halim Kosova nga PD
Partia Socialiste festoi dje 26- vjetorin e krijimit të saj, të 12 qershorit 1991. Në një atmosferë festive në festën e djeshme nuk munguan themeluesit e saj, profesor Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Namik Dokle etj.
Kryesocialisti Rama në fjalën e tij falënderoi Valentina Leskajn dhe themeluesit e PS, që ishin dje prezent në këtë festë. “Mirëseardhjen Valentina Leskajt, Namik Dokles, profesor Servetit, profesor Ethemit, këta që takova këtu, i kanë dhënë jetë Partisë Socialiste 26 vjet më parë”, tha Rama që në nisje të fjalës së tij. Munguan përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim pas përplasjeve të forta mes tyre pas marrëveshjes Rama- Basha dhe përfshirjes së ministrave teknikë në kabinetin qeveritar. Partia Demokratike u përfaqësua në këtë festim nga kandidati i saj në Tiranë, Halim Kosova. Mjeku i njohur u mirëprit nga sfiduesi i tij për Bashkinë e Tiranës në 2015, Erion Veliaj, por edhe shumë personalitete të PS- së. “Një përshëndetje e veçantë për prof. Halim Kosovën, që është këtu i pranishëm në emër të PD. Na vjen shumë mirë profesor që je këtu dhe që PD ju ka zgjedhur juve”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Kreu i PSD- së, Skënder Gjinushi, ishte dje i pranishëm në festë, por dhe aleatët e tjerë si Petro Koçi, Gjergj Koja, Idajet Beqiri të cilët deklaruan pak javë më parë tërheqjen nga zgjedhjet, duke bërë thirrje që të gjitha votat të shkojnë për PS- në.
NANO Pak ditë më parë, Kryeministri Rama u takua me paraardhësin e tij në parti, Fatos Nano, ndërsa të shumtë ishin ata që prisnin që Nano të merrte pjesë në 26- vjetorin e krijimit të partisë që ai vetë e drejtoi për 14 vjet. Por Nano uroi të gjithë socialistët me një mesazh dërguar Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit. “Të dashur Edi e Gramoz! Uroj nëpërmjet jush gjithë social- istët anembanë Shqipërisë për 26- vjetorin e familjes sonë të patjetërsueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH në zgjedhjet e 25 qershorit do të garantojë Rilindjen e pakthyeshme të Shqipërisë Europiane, pa deformimet e pseudo- aleancave të deridjeshme! Ky është destini dhe destinacioni ynë i për- bashkët, prandaj kam shumë besim se çdo shqiptar i arsyeshëm do të vendosë që në këtë udhëkryq historik timonin e qeverisjes se këtij vendi ta besojë në duart tona!”, shkruan Nano në mesazhin e tij të bërë publik nga vetë Rama. RAMA I sapokthyer nga turi ele- ktoral në qarkun e Shkodrës dhe Durrësit, Kryeministri foli në mënyrë koncize dje para socialistëve të Tiranës. Ai dha një mesazh edhe për aleatin e tij në qeveri. “Kjo e jona nuk është një betejë politike dhe as personale me të tjerë, nuk jemi në një garë me parti të tjera dhe s’kemi ndërmend të përfshihemi në sh- këmbime tradicionale të zjarreve dhe hedhje- pritje të baltës, sepse kjo është betejë themelore për Shqipërinë që duam. Sepse për t’ia dalë më tek nuk mund t’i shmangemi pastrimit rrënjësor të administratës shtetërore”, u shpreh kryesocialisti. Sipas Ramës, PS është partia më e mirë për të fituar zgjedhjet. “Siç ka shumë për të fituar ka dhe shumë për të humbur nga këto zgjedhje nëse kthehem prapa. Edhe pse themelet janë të brishta, por me gjithë respektin për profesor Halimin, më të mirë se ne nuk ka. Nëse votohet këtu sot, vetëm një votë kemi kundër dhe të tjerët janë gati të na e japin timonin me gjithë marsh”, tha Rama, ndërsa kishte dhe një mesazh për Lulzim Bashën. “Ndoshta nuk është e parëndësishme të thuhet në fund që është hera e parë që festojmë ditëlindjen e Partisë Socialiste dhe ditëlindjen e kryetarit të PDsë”, e mbylli fjalimin e tij Rama.