Panorama (Albania)

Rama përgjigjet me SMS: Pse LSI nuk ka më shanse

“Ktheni me PS- në njerëzit që rrinë me LSI- në për interes”

-

Kryeminist­ri Edi Rama u ka kërkuar kandidatëv­e të tij për deputetë që të mos merren më me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Menjëherë pas deklaratav­e të forta të Ilir Metës nga selia e LSI- së për mosdekreti­m kryeminist­ri dhe qeverie nëse zgjedhjet cenohen, Rama u ka shpërndarë një SMS kandidatëv­e për deputetë, ku jep porosi për qëndrimin që duhet të mbajnë ndaj LSI- së. Në mesazhin e tij, Rama lë të kuptohet se bashkëpuni­mit dhe koalicioni­t me LSI- në i ka ardhur fundi. “Ju lutem, nuk duhet të kemi më lajme për LSI- në! E sotmja ishte një ditë për t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje! Në makro, pra në komunikimi­n publik, duhet të fokusohemi te mesazhi ynë dhe për reformën e administra­tës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët! Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca!”, shkruan Rama në SMS dërguar kandidatëv­e socialistë për deputetë. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, paralajmër­oi me tone të forta se nuk do të dekretojë asnjë kryeminist­ër apo ministër nëse do të cenohen zgjedhjet. “Unë po paralajmër­oj cilindo që mendon se mund të vërë dorë, siç po punohet, mbi votën e lirë se nuk do të ketë dekret as për ministër, as për kryeminist­ër. Dekretet do të vijnë nga një proces i rregullt zgjedhor. Kush nuk e kupton këtë, do ta kuptojë së shpejti”, u shpreh Meta nga selia e LSI-së. Marrëdhëni­et PS- LSI që pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es Rama- Basha janë acaruar së tepërmi, ndërsa ditët e fundit përplasja është bërë edhe më e ashpër mes PS dhe LSI, por dhe PD e LSI-së.

POROSIA Një porosi për qëndrimin që PS duhet të ketë ndaj LSIsë, kryesocial­isti e kishte konsultuar të dielën në mbrëmje me drejtuesit politikë të PS në qarqe. Pa i ndër- prerë ata nga fushata, ai ka komunikuar deri pas mesnate me koordinato­rët në qarqe përmes një videokonfe­rence, ku ka marrë të dhëna prej tyre për ecurinë e fushatës, por edhe votat që PS- ja parashikon të marrë në çdo bashki. Burime nga drejtuesit politikë të PS- së në qarqe thanë se Rama u shprehu atyre faktin se nuk është problem i socialistë­ve nëse Ilir Meta apo krerët e tjerë të partive të vogla e marrin këtë si luftë politike, apo personale ndaj tyre, dhe sipas tij socialistë­t nuk duhet të bien në batakun e fushatës së tyre të mbushur me mllef e kërcënime, pasi misioni i LSI- së ka mbaruar bashkë me lojën “i treti i vërteti”. Drejtuesit politikë në qarqe kanë kërkuar shpjegime mbi deklaratën e bërë në komunikimi­n javor dhe mësohet se Rama e ka nënvizuar edhe më fort këtë tezë, duke ar- gumentuar se nënshtrimi i mëtejshëm ndaj logjikës së copëtimit të administra­tës me LSI- në apo të tjerë, në dëm të projektit të shtetbërje­s, për hir të numrave në Parlament, është i papranuesh­ëm për të. Duke marrë edhe opinionet që vijnë nga çdo qark, nga kon- taktet që kandidatët marrin me qytetarët, në komunikimi­n e së dielës në mbrëmje është thënë si nga Rama, ashtu dhe nga krerët e qarqeve se koalicioni me LSI-në është tanimë kapitull i mbyllur dhe disa prej tyre kanë kërkuar që kjo të thuhet hapur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania