Panorama (Albania)

Ahmetaj: Rritje 60 miliardë për pagat e pensionet

“Përfitojnë 320 mijë individë nga rritja e pagës minimale”

-

Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha dje se Partia Socialiste është forca e vetme që ofron një program ekonomik realist në këto zgjedhje. “Programi ynë ekonomik mundëson që rritja ekonomike të arrijë 5.5 për qind, duke sjellë përfitime për qytetarët. Ne kemi bërë kalkulim decimal të çdo premtimi. Asnjë nga premtimet nuk është në erë, të gjitha janë të mbështetur­a me kalkulim pas”, tha Ahmetaj në një takim me studentë të Fakultetit Ekonomik. Sipas tij, “preken mbi 320 mijë individë me këtë rritje të pagës minimale, preken pozitivish­t. 60 miliardë plus në llogari të personelit në funksion të rritjes së pagave për punonjësit e administra­tës dhe për pensionist­ët ne do të afrojmë 70- 100 mijë lekë të vjetra, çdo fundviti po jo thjesht politikë ad hoc, por e strukturua­r që në bërjen e buxhetit të shtetit”. E pranishme në këtë takim ishte edhe deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e cila u ndal tek politikat socialiste të programit ekonomik të PS- së. “Do ulim me 10% punën e papaguar të grave. Nga ana tjetër, do të ndihmojmë me kredi të buta apo dhe njohje nga buxheti i shtetit të pjesës së interesave të kredive të familjeve të reja që kanë shtëpinë e parë”, u shpreh Gjylameti. Ndërsa kandidati për deputet Ervin Bushati prezantoi programin për bujqësinë. “Ka potenciali­n e madh që të përthithë rreth 238 milionë euro që janë aty për t’u marrë, sidomos me ndihmat e BE. Nëse ne jemi të aftë dhe krijojmë mekanizmat e përshtatsh­ëm, ata mekanizmat pas lokomotivë­s, që t’i përthithim këto fonde me projekte të ndryshme”, tha Bushati. Programi elektoral i PS- së, i quajtur manifest, parashikon hapjen e 220 mijë vendeve të reja pune, rritje të pagave dhe pensioneve në katërvjeça­rin e ardhshëm. Do të ketë rritje të të ardhurave të disponuesh­me për çdo qytetar shqiptar me 25%, ndërsa pagat buxhetore do të rriten me 40%. Manifesti i socialistë­ve vendos pagën minimale me 30 mijë lekë të rinj në muaj, duke llogaritur se nga kjo përfitojnë 315 mijë qytetarë, rreth 22.5 miliardë lekë vetëm nga kjo rritje page. 240 milionë dollarë sipas dokumentit të PS do të transferoh­en nga paratë publike të buxhetit të shtetit te fondet e pensioneve. Në lidhje me paketën fiskale, socialistë­t do të konsolidoj­në taksën progresive, kush fiton më shumë, paguan më shumë, tatimi i biznesit të vogël do të vazhdojë të jetë zero, ndërsa tatimi i fitimit për bizneset nën 8 milionë do të vazhdojë të jetë 5%. Projekti “1 Miliard” nëpërmjet partnerite­tit me biznesin do të financojë ndërtimin e një spitali rajonal, 8 qendrave shëndetëso­re, 53 shkolla të reja dhe rehabiliti­mi i 88 të tjerave, 6 shkolla profesiona­le. Ndërsa në infrastruk­turë do të financohet në akset kryesore rrugore, si Rruga e Arbrit, Tiranë– Thumanë– Vorë, Kardhiq– Sarandë.

 ??  ?? Ahmetaj gjatë fushatës
Ahmetaj gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania