Panorama (Albania)

RAMA IRONI ME NDOKËN

-

Kryeminist­ri Rama kërkoi votën për Partinë Socialiste që të qeverisë pa partitë e tjera, të cilat sipas tij do kërkojnë ta ndajnë shtetin në copa. “Vij te porta tjetër që është porta e administra­tës, që është një portë e mbyllur për qytetarët shqiptarë.

Është një portë që hapet me lekë. Në Hipotekën e Shkodrës ju e dini vetë. Është bërë si me qenë konsullata Austro- Hungareze në Shkodër, me shku me marrë vizë për në Austro- Hungari. Dua ta them qartë, kjo nuk është për ne çështje për luftë politike, nuk kemi luftë politike me asnjë ne. Kjo është një luftë për Shqipërinë që ne duam, për shtetin që ne duam të ndërtojmë. Këtu PS, që ta themi deri në fund, PS, PD nuk janë pa faj në këtë histori. Nuk është kjo thjesht se na dolën ca parti të vogla, por ama nëse duam ta zgjidhim këtë çështje, e zgjidhim duke i dhënë një votë të plotë PS, që ne të mos ulemi pas zgjedhjeve dhe të fillojmë të ndajmë shtetin në copa. Është një sistem që është ngritur mbi votat”, tha Rama gjatë një takimi elektoral në Vaun e Dejës. Ai premtoi rritjen ekonomike mbi 5% për të cilën do të luftojë njësoj si për vetingun. “Siç bëmë për vetingun që hoqëm të zitë e ullirit, por ama ia dolën, rritjen ekonomike mbi 5% dhe do të krijojmë kushte për rritjen e punësimit si asnjëherë më parë”, tha Rama. Kryeminist­ri u tha qytetarëve se, nëse duan që gjërat të shkojnë përpara, atëherë duhet të votojnë vetëm për PS. Për Kryeminist­rin Rama, drejtësia dhe shërbimi në administra­të janë dy portat që do të hapë qeveria e ardhshme. “Shtëpinë e shtetit tonë mund ta ndërtojmë vetëm së bashku, duke hapur dy porta: portën e drejtësisë dhe atë të shërbimeve të administra­tës”, tha Rama. “Këto dy porta, që kur ka hyrë pluralizmi, kanë qenë të mbyllura për njerëzit e zakonshëm. Në takimin që pati me banorët e Vaut të Dejës, Rama nuk la pa ironizuar Nard Ndokën, duke e cilësuar si futbollist­in e famshëm Lionel Messi. “U bë Nard Ndoka si me qenë Lionel Messi. Ndërrohen të gjithë lojtarët, Nard Ndoka aty. Çudi shumë e madhe. Saliu dhe Nard Ndoka kanë ngelë aty. Saliu dihet, por sido të rrotullohe­t, Nard Ndokën e ke në Parlament prapë. Thua ti doli, kur sheh ti ikin ata që mendojnë se po kthehen prapë, Nardi aty tak. Është si Lionel Messi. I juaji është. Atë keni më të mirin! Vazhdoni. Për procedurë në Parlament kur shikon Nardin prapë”, tha Rama. Gjykata të pyet vetëm sa ke. Po pate sa duhet, e blen të drejtën. Po nuk pate, e blen tjetri. Kjo është vuajtja e njerëzve të zakonshëm”, tha Rama. Duke folur për vetingun, kreu i qeverisë tha: “Vetingu do të ndajë gjykatësit me integritet nga ata që duhet të shkojnë në burg. Vetingun nuk do e bëjnë politikanë­t, por njerëz të zgjedhur vërtet nga Parlamenti, por ama të përzgjedhu­r nga një listë e certifikua­r nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t. Porta e drejtësisë do të hapet dhe këtë e hap vetëm Partia Socialiste”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania