Panorama (Albania)

Basha: S’vij me premtime, plani ekonomik ka vulën e këshilltar­ëve të Merkel

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në një takim që zhvilloi me banorë të fshatit Hamil në Fier deklaroi se fushatën e tij e ka ndërtuar mbi një program ekonomik dhe jo mbi premtime elektorale. Duke kujtuar asistencën dhe vulën që i kanë dhënë programit ekonomik këshilltar­ët ekonomik të Kancelares gjermane Angela Merkel, kreu i PD- së tha se përmes këtij programi synohet rritja ekonomike, punësimi dhe mirëqenia e njerëzve. “Unë nuk vij me premtime, unë vij këtu me një plan ekonomik që na është dashur dy vite ta hartojmë, pasi kemi parë gjendjen në terren, pasi kemi parë problemet reale, mundësitë reale për të dalë nga kjo gjendje. Pasi e kemi konsultuar me ekspertët më të mirë të fushave të bujqësisë dhe blegtorisë dhe pasi kemi marrë vulat e ekspertëve më të mirë të ekonomisë në Gjermani, në Europë, që janë këshilltar­ët ekonomikë të Kancelares gjermane. Qëllimi është rritja ekonomike, punësimi, mirëqenia e njerëzve”, tha Basha. Duke u ndalur te premtimet e Kryeminist­rit Rama, kreu i opozitës tha se nuk po dëgjon më të flasë për premtime të reja, pasi dështoi të përmbushte ato të parat. “Para katër vitesh kur erdhën për të marrë votën, Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune, premtoi shëndetësi falas, premtoi legalizime falas, premtoi mbështetje për bujqësinë, naftë pa akcizë, imputet bujqësore, uljen e taksave për 97% të shqiptarëv­e, rritjen e rrogave, premtime pa fund. Sot pas katër vitesh vjen dhe nuk flet më për premtimet. Tani vjen me premtime të tjera, por në fakt ajo që njerëzit gjykojnë, është se çfarë bëri këto katër vjet. Paska ardhur Panariti këtu dhe thotë nuk kisha fonde. Gënjen! Shteti ka harxhuar këto katër vjet 16 miliardë euro. Vetëm për fishekzjar­rët në hapjen e sheshit ‘ Skënderbej’ janë hedhur qindra mijëra euro, midis 200 dhe 400 mijë euro”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania