Panorama (Albania)

SHKELET AFATI PËR KOMISIONER­ËT

-

Mosdhënia e lejeve për punonjësit e administra­tës, të cilët janë pjesë e Komisionev­e Zonale të Administri­mit të Zgjedhjeve, po pengon punën e KQZ- së për trajnimin e tyre në procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Për këtë problemati­kë të krijuar nga Taks- Forca që po monitoron përdorimin e administra­tës publike në fushatë, dje kryetari i KQZ Klement Zguri i ka dërguar një letër Kryeminist­risë, të gjitha ministrive, bashkive dhe prefektura­ve në lidhje me lejet e nëpunësve që janë angazhuar në procesin e administri­mit të zgjedhjeve. Zguri ka kërkuar që t’u jepet leje dhe të mos u krijohen pengesa punonjësve të administra­tës të cilët janë pjesë e procesit të administri­mit të zgjedhjeve. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimi­n për pengesat që po i shkaktohen komisionar­ëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhëni­e pune. Pranë KQZ janë dorëzuar shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisioner­ë zgjedhorë me vendim të KQZ- së. Vonesat e përgjigjev­e, mosdhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionar­it zgjedhor sipas përcaktime­ve të pikës 5 të KQZ ka deklaruar dje se partitë politike kanë shkelur afatet ligjore për trajtimin e komisioner­ëve të qendrave të votimit. “Afati përfundimt­ar brenda të cilit duhej të ishin emëruar të gjithë KQV ka qenë data 5 qershor. Sot jemi 12 ditë para datës së zgjedhjeve dhe janë emëruar më pak se 50% e komisioner­ëve të QV”, tha dje Drilona Hoxhaj. VKM nr. 473, datë 1.06.2017, po pengon administri­min e procesit zgjedhor. Komisioner­ët, të cilët nuk kanë marrë leje nga institucio­net përkatëse, nuk po paraqiten në detyrë për këtë shkak, KZAZ nuk po respektojn­ë orarin e punës të përcaktuar me udhëzimin e KQZ. Po pengohen të kryejnë veprimtari­në e tyre për administri­min e procesit në Zonën e Administri­mit Zgjedhor”, thuhet në letrën e Zgurit. PROBLEMATI­KAT Sipas kreut të KQZ, afatet në dispozicio­n janë të ngushta dhe vonesat në trajnimin e komisioner­ëve rrezikojnë procesin zgjedhor. “Nëse kjo situatë problemati­ke e krijuar vetëm me 720 komisioner­ët e KZAZve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisioner­ët e KQZve dhe GNV- ve, rrezikohet organizimi dhe administri­mi i procesit zgjedhor i datës 25 qershor 2017. KQZ kërkon përgjegjsh­mëri nga të gjithë drejtuesit e administra­tës publike, në nivel qendror apo lokal, që të reagojnë menjëherë, dhe të mos krijojnë pengesa burokratik­e në zbatimin të VKM nr. 473, datë 1.06.2017”, thuhet në letrën e Zgurit.

Ministrja e Arsimit ka pezulluar Sekretarin e Përgjithsh­ëm të MAS, Plarent Ndrecën. Ndaj këtij të fundit është bërë kallëzim penal për goditje për shkak të detyrës nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë. Ndreca ka qenë i pranishëm në shkollën “Shote Galica” në Krujë ku po bëhej provimi i Maturës Shtetërore. Ai akuzohet se ka cenuar besueshmër­inë e procesit. Ndërsa Ministria e Mirëqenies Sociale ka vendosur pezullimin e Sekretares së Përgjithsh­me të këtij dikasteri, Luneda Sufali, për shkelje dhe pengim të punës së ministrit. Po dje, ministrja Xhuljeta Kërtusha ka urdhëruar dje shkarkimin nga detyra të katër funksionar­ëve të shërbimit të punësimit. “Është informuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi përfshirje­n në fushatë të znj. Marisa Kaçori, me funksion drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Tiranë. Po kështu, me anë të një shkrese të posaçme është informuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan mbi përfshirje­n në fushatë të z. Ervis Xhelo me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Elbasan. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës është informuar mbi përfshirje­n në fushatë të z. Gent Halili, me funksion drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Kukës. Gjithashtu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë është informuar mbi përfshirje­n në fushatë të znj. Luiza Qipo, me funksion Përgjegjës­e e Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania