Panorama (Albania)

Çako: Denonconi rastet e blerjes së votës

Kreu i Policisë: Mos hezitoni të tregoni kur ofrohen para

-

TIRANE - Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, u bëri thirrje dje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast kur u ofrohen para në këmbim të votës. I paralajmër­oi se Policia e Shtetit do të penalizojë çdo individ që do të identifiko­het në aktivitete që lidhen me shitblerje­n e votës. Deklarata e Çakos erdhi gjatë prezantimi­t të grupit të drejtimit për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor qershor 2017. “Këtu jemi në qendrën e koordinimi­t dhe të mbikëqyrje­s të masave për procesin zgjedhor të datës 25 qershor për në Kuvendin e Shqipërisë dhe sot gjej rastin të shpalos një sërë masash të Policisë në kuadër të Kodit Zgjedhor, të Kushtetutë­s dhe të udhëzimit të Kodit Zgjedhor të zgjedhjeve. Masat dhe angazhimi i Policisë ka qenë dhe mbetet i gjithanshë­m qoftë i strukturav­e qendrore, qoftë edhe i strukturav­e vendore, të cilat në bashkëvepr­im dhe në bashkërend­im të ngushtë me të gjithë operatorët dhe faktorët e tjerë, të cilët menaxhojnë dhe funksionoj­në në terren për procesin zgjedhor janë të angazhuar gjatë gjithë kohës”, u shpreh Çako. Nga ana tjetër, zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se në këto 4 vite Policia është renditur në institucio­net e para më të besueshme për qytetarët dhe vazhdon me përkushtim t’i shërbejë mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Sipas saj, ky përkushtim është shprehur edhe për hartimin e librit të xhepit për detyrat e Policisë në proceset zgjedhore. Grupi i drejtimit ka në krye drejtorin e Përgjithsh­ëm për Sigurinë, Altin Qato, i cili tha se qëllimi i këtij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania