Panorama (Albania)

Foto me Lul Berishën në Durrës, Blushi: Ja e vërteta

Kandidatja e LIBRA: Jo rastësi, u afrua vetë e kërkoi foto

- FATION BINJAKU

Kreu i LIBRA- s, Ben Blushi, ka bërë një fotografi me Lul Berishën gjatë rrugëtimit të tij elektoral në qytetin e Durrësit me ekipin e kandidatëv­e.

Kjo foto u përhap menjëherë në rrjetet sociale, ndërsa Blushi përmes një statusi sqaroi rrethanat se si u bë ajo foto, të cilën e kishte filmuar kamera që shoqëronte aktiviteti­n elektoral të LIBRA- s. Blushi shprehet se nuk e njeh fare personin të cilin e ka akuzuar dhe denoncuar në sallën e Parlamenti­t gjatë legjislatu­rës që u mbyll. “Sot isha në Durrës dhe, siç më ndodh kudo ku shkoj, pranova të bëj foto me dhjetëra qytetarë, të cilët afrohen dhe më takojnë pa i njohur. Pa mbërritur në Tiranë, disa portale nxorën lajmin se paskam bërë një foto me Lul Berishën, një njeri kundër lirimit të të cilit kam mbajtur nja tri fjalime në Parlament. Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha, por nëse është ai, portalet duhet ta marrin në telefon dhe ta pyesin pse erdhi të fotografoh­et me mua. Kush nuk e ka numrin, le t’ia kërkojë Edi Ramës. Megjithatë, shikoni videon më poshtë për të kuptuar se as e njoh këtë njeri, që takova në bulevardin kryesor të Durrësit”, shkruan Blushi në sqarimin e tij në Facebook.

E kontaktuar në telefon, kandidatja e LIBRA- s në Durrës, Erida Kabashi, e cila ishte e pranishme në skenën kur Lul Berisha dhe një miku i tij iu afruan Ben Blushit dhe kërkuan një foto me të, tha se kjo nuk ishte rastësore. “Nuk ishte rastësore. Personi u afrua vetë dhe kërkoi një foto, siç kërkojnë shumë qytetarë që ne hasim dhe takojmë në rrugëtimin tonë me qytetarët. Ai bëri foton me celularin e vet dhe iku, por ndërkohë nëse shikoni videon, për fat të mirë ne kishim kamerën tonë sot( dje), skena del e qartë që kryetari Blushi nuk kishte asnjë njohje me ta. I pranoi siç pranon çdo qytetar që kërkon të bëjë foto”, tha Kabashi. Sipas saj, as ajo që është durrsake nuk e njihte si fytyrë Lul Berishën dhe pse një personazh shumë i lakuar në media dhe organet e Drejtësisë. “Rrugëtimi i djeshëm në qytetin e Durrësit ishte i dyti që ne kemi zhvilluar në këtë fushatë. Sot ( dje) ne ishim në bulevard. Njerëz të shumtë na ndaluan dhe kërkonin foto me kryetarin e LIBRA- s. Zakonisht ata i bëjnë fotot me celularët e tyre dhe neve na mungojnë shumë prej tyre. Për fatin tonë, ne kishim sot ( dje) kameramani­n tonë, përmes të cilit fiksuam të gjithë rrugëtimin. Personi në fjalë ishte me syze, unë që jam durrsake as e kisha parë ndonjëherë dhe nuk do ta njihja edhe nëse do të ishte pa syze. Erdhi bëri foton dhe iku. Kjo qe e gjitha. Pa i njohur se kush ishin, Blushi i pyeti edhe ata siç pyet çdo qytetar, nëse e njihnin LIBRAn, çfarë mendonin për LIBRA- n, por ata nuk dhanë asnjë përgjigje, sepse duket se ishin afruar për tjetër qëllim”, u shpreh kandidatja e LIBRA- s për qarkun e Durrësit.

 ??  ?? Blushi me Lul Berishën dje në Durrës
Blushi me Lul Berishën dje në Durrës
 ??  ?? Blushi gjatë fushatës
Blushi gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania