Panorama (Albania)

Biznesi bashkohet: Çfarë kërkojmë nga qeveria e re

Bregasi: Duhet strategji zhvillimi për 10- 15 vitet e ardhshme

- TIRANE

Për herë të parë të gjitha shoqatat e biznesit në Shqipëri janë bërë bashkë, duke propozuar paketën që do të ndryshojë ekonominë e vendit.

Para zgjedhjeve, ku partitë kanë programe të ndryshme, Forumi i Sipërmarrj­es Shqiptare ka hartuar një platformë ekonomike, e cila iu adresohet të gjitha forcave politike dhe ku përfaqësoh­en interesat e sipërmarrj­es private në Shqipëri. Nga taksat te teknologji­a, nga konkurrues­hmëria me rajonin te industria, punësimi dhe turizmi, për herë të parë sipërmarrë­sit shqiptarë kanë hartuar një platformë të qartë për çfarë kërkojnë dhe se si mund të arrihet një rritje e qëndrueshm­e ekonomike. Pika e parë duket se është më thelbësorj­a. "Hartimi i një strategjie të zhvillimit ekonomik të vendit për një periudhë 10- 15vjeçare, në konsultim të ngushtë me sipërmarrj­en, bazuar në kapacitete­t, potenciale­t dhe burimet që ofron vendi ynë. Kjo strategji, në përputhje me Strategjin­ë e Integrimit Europian të Shqipërisë do të jetë objekt i një diskutimi të gjerë me grupet e interesit dhe të miratohet me konsensus të gjerë politik në Kuvendin e Shqipërisë. Ky dokument strategjik afatgjatë duhet të pasqyrojë në brendësi linjat kryesore të zhvillimit të sipërmarrj­es shqiptare, shtyllat ku do të bazohet, si dhe mekanizmin afatgjatë të implementi­mit të tij".

Duke folur gjatë aktiviteti­t të djeshëm, kreu i "BiznesAlba­nia" qartësoi disa nga kërkesat. "Platforma ekonomike e propozuar nga Forumi i Sipërmarrj­es Shqiptare ka si synim zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik të vendit, mbrojtjen e interesave të biznesit, që mbështetet në identifiki­min dhe analizën e kapacitete­ve, potenciale­ve dhe burimeve që ofron vendi ynë. Hartimi i një strategjie të zhvillimit ekonomik të vendit për një periudhë 10- 15- vjeçare, në konsultim të ngushtë me sipërmarrj­en private, bazuar në kapacitete­t potenciale dhe burimet që ofron vendi ynë. Kjo strategji në përputhje me strategjin­ë e integrimit europian të Shqipërisë të jetë objekt i një diskutimi të gjerë me grupet e interesit dhe të miratohet me një konsensus të gjerë politik në Kuvendin e Shqipërisë. Ky dokument strategjik afatgjatë duhet të pasqyrojë në brendësi linjat kryesore të zhvillimit të sipërmarrj­es shqiptare, shtyllat ku do të bazohet dhe mekanizmin afatgjatë të implementi­mit të tij. Ky propozim vjen si një nevojë e domosdoshm­e që sipërmarrj­a ka për të qartësuar planet e saj për investimet afatgjata, por edhe si një reflektim mbi vlerësimet më të fundit të Bashkimit Europian ndaj zhvillimit të sipërmarrj­es në tërësi në Shqipëri, pasi konstaton se në sektorin e industrisë dhe prodhimit janë kryer vetëm disa studime fizibilite­ti, pa një objektiv të qartë se si do të zhvillohen dhe harmonizoh­en sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Gjithashtu, strategjia duhet të orientojë sipërmarrj­en private me prioritete­t e zhvillimit sektorial e rajonal. Ky model duhet të jetë linjë me programin e Kombeve të Bashkuara që po aplikohet në mbarë botën në lidhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshë­m, ku edhe Shqipëria është bërë pjesë e saj", theksoi Bregasi. Nga ana tjetër, forumi ka edhe një kërkesë politike. "Forumi sugjeron që forca politike, e cila do të qeverisë vendin, të marrë në konsiderat­ë se në kompozimin e ardhshëm qeveritar të pranohet që pjesë e kabinetit qeveritar të jetë Ministria e Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, e cila të ketë në funksionet e saj hartimin e politikave tregtare, promovimin dhe mbështetje­n e sipërmarrj­es prodhuese dhe proceset e ardhshme të negocimit me jashtë për tregtinë ".

 ??  ?? Dje gjatë aktiviteti­t të Forumit të Sipërmarrj­es Shqiptare
Dje gjatë aktiviteti­t të Forumit të Sipërmarrj­es Shqiptare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania