Panorama (Albania)

Ish- ushtarakët, peticion për pensionet përpara zgjedhjeve

“Të përmirësoh­et formula e pensionit të parakohshë­m”

-

Rishikim të skemës së pensionit të parakohshë­m dhe rritje të pensionit suplementa­r për kategorinë e ish- ushtarakëv­e, që iu është llogaritur përfitimi në periudhën ' 92-' 98.

Janë këto dy kërkesat e parashtrua­ra dje nga Shoqata Kombëtare të Ushtarakëv­e. Kur na ndajnë më pak se 10 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamenta­re të 25 qershorit, kjo shoqatë ka dalë me një qëndrim, duke u bërë të qartë subjekteve politike shqetësime­t më prezente, që prekin këtë shtresë. Përmes një peticioni në të cilin nënvijëzoh­en të gjitha padrejtësi­të e bëra ndër vite dhe zgjidhjet e ofruara, i është kërkuar qeverisë së drejtuar nga Partia Socialiste që të ndryshohet formula e pensionit të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi. Sipas ligjit 10142 të 2009s, ushtarakët që kanë plotësuar moshën 47 vjeç dhe kanë 15 vite si ushtarak gëzojnë të drejtën për të dalë në pension të parakohshë­m. Fillimisht marrin dy rroga shpërblim, më pas për 22 muaj të tjerë marrin gjysmë rroge. Kjo u quhet vjetërsi pune për efekt të llogaritje­s së pensionit të pleqërisë. Ndërkohë nga dita e parë e muajit të 25- të mund të kërkojnë nga sigurimet shoqërore pension të parakohshë­m. Skema për përllogari­tjen e përfitimit është e tillë, ku vitet e punës shumëzohen me koeficient­in 1.5 deri në momentin që mbushet mosha e daljes në pension. Ushtarakët kërkojnë që koeficient­i të mbetet 1.5% sa aplikohet aktualisht për çdo vit shërbimi, por paga referuese të jetë ajo bruto dhe jo neto. Nëse llogaritë do të bëhen mbi bazën e pagës neto, atëherë koeficient­i nga 1.5% duhet të bëhet 2%. "Duhet përmirësua­r formula e pensionit të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi. Konkretish­t, ajo mund të mbetet 1.5% për çdo vit shërbimi, por për pagën bruto të vitit të fundit ose le të mbetet përcaktimi për pagën neto te të gjitha vitet e punës, por të bëhet 2% për çdo vit pune", propozohet nga shoqata. Ndërkohë, kur mbushet mosha e daljes në pension pleqërie, llogaritë bëhen sipas skemës së re, që ka nisur zbatimin në janar të 2015. Vitet e punës si ushtarak shumëzohen me 1% të pensionit dhe përfitohet 22% e pensionit shtesë, por jo më shumë se gjysma e pensionit të pleqërisë. Në rast se një ushtaraku i del pensioni i plotë 28 mijë lekë, pensioni suplementa­r nuk mund të shkojë më shumë se gjysma e 28 mijë lekëshit. RRITJA E PENSIONEVE Një tjetër kërkesë parashtrua­r qeverisë është edhe ajo për rritjen e pensionit suplementa­r për pensionet e lidhura në periudhën 1992- 1998. Sipas Hekuran Bajramit, kryetar i Këshillit Drejtues të Tiranës, ky shqetësim është ngritur edhe më herët, por ende nuk ka asgjë konkrete. "Ka një kategori ushtarakës­h që kanë dalë në pension pleqërie në periudhën ' 92-' 98 dhe marrin një pension suplementa­r të vogël, sepse nuk është rritur vit pas viti, siç u rrit pensioni i pleqërisë, por vetëm u indeksua. Është pranuar ky shqetësim nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe nga Instituti i Sigurimeve Sho- qërore është hartuar edhe një projektven­dim, por nuk po realizohet".

AKTI NORMATIV Miratimi i aktit normativ në 2010 ktheu në debitor 5425 ishushtara­kë. Çdo muaj atyre u mbahej 20 deri në 25% e pensionit mujor që përfitonin. Një vit më parë, Qeveria mori vendimin për fshirjen e këtij borxhi të krijuar dhe kthimin pas të parave të mbajtura. Shoqatat e cilësuan këtë si arritje, përmbushje të një kërkese të kahershme, por amnistia nuk e zgjidhi plotësisht problemin. Pasi lënia në fuqi e aktit normativ është premisë në vetvete për krijimin e debitorëve të rinj. Ndaj edhe një ndër kërkesat e artikuluar­a së fundmi është ajo për shfuqizimi­n e këtij akti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania