Panorama (Albania)

"Mikel Shallari s` kishte motiv personal për vrasjen"

- Artan Cuku

TIRANE - Pavarësish­t arrestimit të 24- vjeçarit Mikel Shallari me akuzën e vrasjes së komisarit Artan Cuku, motivi i këtij atentati ka mbetur ende mister. Edhe në ditën e arrestimit të të riut nga Kuçova, në daljen para medias, drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë dhe prokurori i çështjes thanë se nga provat e mbledhura deri tani, është vërtetuar se Mikel Shallari është ekzekutues­i material i vrasjes. Por edhe kreu i Policisë, edhe prokurori i çështjes thanë se "po hetohet në lidhje me motivet e krimit apo me persona të tjerë të implikuar", ndërsa shtuan se "nuk dihet ende nëse Mikel Shallari është vetëm ekzekutues, apo edhe ideator i krimit". Por ndërsa Policia e Prokuroria thonë se kanë gjetur përputhje në masën 100 për qind të profilit të ADN- së së Mikel Shallarit me atë të autorit të vrasjes së Artan Cukut, nga hetimi i deritanish­ëm nuk ka rezultuar që ai vetë personalis­ht të ketë pasur ndonjë motiv për ekzekutimi­n e komisarit. Hetues të çështjes thonë se nga provat e deritanish­me nuk kanë arritur të gjejnë që 24- vjeçari Shallari të ketë pasur ndonjë motiv personal për kryerjen e krimit, çka ngre dyshime se ai është i nxitur, i shtyrë, apo i paguar në këtë ngjarje, gjithnjë nëse ai është autori. Në këtë boshllëk provash për motivin, pas arrestimit të Shallarit u përfolën vëllezërit e Agim Dakës, por ata u konfirmua edhe nga media me pamje vizive se ishin të lirë në banesën e tyre në Shkodër, ku mohuan çdo implikim në atentatin ndaj ish- zyrtarit të Policisë. Nga ana tjetër, Mikel Shallari nuk ka pranuar se është autor i ngjarjes, duke kyçur gojën edhe në lidhje me porositësi­t apo personat që e kanë shtyrë. Pavarësish­t faktit se ngjarja u referua në Prokurori nga Policia e Shtetit që në fillim për veprën penale të vrasjes për gjakmarrje, në hetim janë edhe pistat që kanë të bëjnë me detyrën e Artan Cukut në Policinë e Shtetit për 16 vite. Kolegë të komisarit e kanë kritikuar orientimin që policia i ka bërë hetimit të kësaj çështjeje vetëm në pistën e gjakmarrje­s, duke lënë pas dore versionet e tjera në momentet e para pas krimit të rëndë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania