Panorama (Albania)

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgun përjetë për Frrokun

Vrasja e Dritan Lamajt, rrëzohet rekursi i biznesmeni­t

- ARMAND BAJRAMI Dritan Lamaj

Gjykata e Lartë ka prerë shpresat për pafajësi të biznesmeni­t Arben Frroku i dënuar me burgim të përjetshëm, me një vendim të formës së prerë, si autor i vrasjes së kryekomisa­rit Dritan Lamaj.

Kjo gjykatë nuk pranoi rekursin e bërë nga i pandehuri Frroku, duke lënë të pandryshua­r dënimin përjetë dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda në 2015. Gati dy vjet pas depozitimi­t të rekursit të Frrokut për vendimin e Apelit, Gjykata e Lartë ka vlerësuar se çështja nuk duhet të kalonte në shqyrtim. Përmes një vendimi të datës 8 qershor 2017 është vendosur në dhomën e këshillimi­t për "mospranim rekursi" në lidhje me këtë çështje. Ky vendim lë në fuqi dënimin kapital të dhënë nga Apeli për të pandehurin Frroku. Në ver- diktin e shpallur më 29 qershor 2015, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, e cila vendosi deklarimin e pafajshëm të biznesmeni­t. Aktualisht, biznesmeni Frroku ndodhet i arrestuar në Holandë, në pritje të ekstradimi­t në Shqipëri. Para autoritete­ve të drejtësisë holandeze ai pretendoi se pro- cesi gjyqësor ndaj tij në Shqipëri ishte ndikuar nga politika se ishte dënuar me pa të drejtë dhe se në këtë vend rrezikohej nga hakmarrja. Pala holandeze nuk i mori parasysh këto pretendime dhe i dha "dritë jeshile" ekstradimi­t të tij. Gjatë gjithë hetimit dhe gjykimit, biznesmeni Frroku ka mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen. Ai nuk ka pranuar për asnjë çast të ketë lidhje me ekzekutimi­n e komisarit të policisë Dritan Lamaj. I njëjti qëndrim u pretendua nga mbrojtësit e tij edhe gjatë gjykimit në Apelin për Krimet e Rënda, si edhe në rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë. VRASJA E KOMISARIT Dritan Lamaj u qëllua me breshëri automatike mbrëmjen e 24 shkurtit 2013, teksa ishte duke nxjerrë nga parkimi automjetin e tij vendin e bashkimit të rrugës "Petro Korçari" dhe "Ibrahim Dervishi" në Tiranë. Hetimi i kryer nga Prokuroria për Krimet e Rënda identifiko­i biznesmeni­n Arben Frroku si autorin e dyshuar të ngjarjes. Gjatë gjykimit, ndër të tjera prova u administru­a edhe dëshmia e një dëshmitari të mbrojtur, i njohur me identiteti­n e ndryshuar Arben Ndoka, i cili pretendoi se kishte njohur biznesmeni­n Frroku në automjetin nga u qëllua kryekomisa­ri Lamaj. "Është e qartë se pasoja, vrasja e Dritan Lamajt, ësh- të rezultat i drejtpërdr­ejtë i veprimeve të drejtuesit të automjetit Arben Frroku, e kështu veprimet e këtij të fundit në lidhje shkakësore me pasojën e vrasjes së policit Dritan Lamaj", thuhej në vendimin Apelit, i cili dha burg përjetë për Frrokun. Kolegji i Apelit shprehej se nga provat e paraqitura në gjykim rezultonte e provuar se veprimet e kryera nga i pandehuri kanë qenë me dashje direkte, sepse ai e ka parashikua­r pasojën, vdekjen epo humbjen e funksionev­e jetësore të policit, e veprimeve të tij kriminale, qitjes me armë zjarri automatike mbi viktimën, duke dëshiruar ardhjen e tyre.

 ??  ?? Arben Frroku në gjyq
Arben Frroku në gjyq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania