Panorama (Albania)

Arrestohet i kërkuari, shiste drogë nga "arresti i shtëpisë"

-

TIRANE - Një 40- vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike është arrestuar të hënën nga Policia e Tiranës. Armando Canaj, i njohur edhe me pseudonimi­n "Mandi i Dijes", rezulton të jetë prangosur tri herë gjatë 7 viteve të fundit për të njëjtën akuzë. Ndërsa ende nuk dihen rrethanat se si është lënë i lirë nga gjykata sa herë që është arrestuar për të njëjtën dosje penale. Rasti i fundit kur ai u prangos nga policia ishte në vitin 2010, kur edhe pse ishte me "arrest shtëpie" nga gjykata, ai e vijonte aktiviteti­n e tij, duke shitur heroinë e kokainë. Disa muaj pasi gjykata kishte ndryshuar masën e sigurimit ndaj tij, në shkurt të vitin 2010, ai u arrestua sërish, gjatë një operacioni antidrogë, të koduar "Baçja", bashkë me disa persona të tjerë. Sipas Policisë, gjatë kohës së qëndrimit të tij në "arrest shtëpie", Armando Canaj, në atë kohë 33 vjeç, jo vetëm që ka thyer arrestin shtëpiak, por ka kryer shitje dhe shpërndarj­e të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, që i referohet arrestimit të parë të "Mandit të Dijes", grupi ku ai bënte pjesë dyshohet se shiste lëndë narkotike të llojit heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Aktiviteti i tij ushtrohej pranë Spitalit "Nënë Tereza", te "Selvia", në Linzë, rreth zonës pranë teleferiku­t, te Rruga e Elbasanit, ish-" Stacioni i Trenit", rruga "Fortuzi", si dhe te gjimnazi "Partizani". Gjatë gjithë hetimeve dhe operacione­ve të zhvilluara ndaj grupit ku bënte pjesë Arman- do Canaj, që nga korriku i vitit 2009 dhe deri në shkurt të vitit 2010, policia ka sekuestrua­r rreth 250 doza lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë dhe disa të tjera kokainë. Edhe dy ditë më parë kur u arrestua, atij iu gjet me vete një sasi kokaine.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania