Panorama (Albania)

Nxënësja rrëfen torturat: Më detyruan të pikturoja me gozhdë balenën në krah

"Balena blu" në Gjirokastë­r, 14- vjeçarja: Pas lajmeve e shkarkova nga kureshtja. Më kërcënuan nëse do të largohesha

- GJIROKASTE­R/

"Balena blu" mbërrin edhe në Gjirokastë­r, ku një 14- vjeçare nga fshati Labovë e Kryqit ka rënë pre e kësaj loje.

Vajza me inicialet A. C., nxënëse në klasën e shtatë në shkollën "Koto Hoxhi" në qytetin e Gjirokastr­ës kishte arritur deri në nivelin e 33- të dhe donte edhe 17 ditë që "Balena" t'i kërkonte të hidhej nga një lartësi shumë e madhe ose të varte veten, duke e bindur atë më parë se pas këtij veprimi do të ngjallej. Fatmirësis­ht, rasti është zbuluar në kohë, pasi 14vjeçarja kishte ngjallur dyshime te shoqet e saj të klasës, të cilat lajmëruan mësuesit. Pasi është marrë në pyetje nga policia, e mitura deklaroi për "Panorama" gjithçka kishte ndodhur.

Kur ka qenë kontakti juaj i parë me "Balenën blu"?

Ka qenë para më pak se një muaji dhe shkas u bë lajmet që ndiqja përmes internetit për "Balenën blu" dhe instruksio­net që jepeshin për ta shkarkuar përmes "Play Store". Nisur nga kjo kureshtje, e kam zbritur në "smartphone" lojën në fjalë dhe kam filluar kontaktet me të. Ka qenë thjesht një kureshtje më shumë, sesa dëshirë për t'u bërë pjesë e saj.

Komunikimi ka qenë në anglisht?

Po, në anglisht. Nuk e njoh dhe aq mirë, por përdorja "google translate" dhe gjithçka ishte OK.

Pyetjet, të çfarë natyre kanë qenë?

Kanë qenë të natyrës së frikshme, p. sh. ishte një përmbushje e detyrueshm­e që kishte të bënte me pikturimin me brisk, apo me ndonjë mjet të mprehtë të balenës në parakrah. Kjo ka qenë e detyrueshm­e dhe nëse nuk e realizoje dhe ta çoje me foto përmes "smartphone"- t, ata do të ekzekutoni­n në vend.

Juve e keni pikturuar në parakrah balenën?

Po, por tani nuk duket shumë sepse është shuar, madje unë e kam pikturuar me një gozhdë dhe me ndih- mën e një thike që të dukej origjinal balena. Tani nuk duket sepse edhe unë nuk e kam gdhendur shumë thellë sepse do të linte shenjë. Ata kërkonin që piktura e balenës në parakrah të ishte deri në shpimin e damarëve dhe të rridhte gjak për të formuar figurën e balenës.

I dije rreziqet e kësaj loje?

Jo, nuk i dija që në fillim, por më pas kam mësuar përmes internetit që kjo lojë të çonte në fatalitet, por unë nuk mundja dot të tërhiqesha. Seç kishte diçka mistike që të bënte për vete, të mbante pas vetes dhe nuk të lëshonte. Ishte si një mesazh që vinte nga dikush nga bota e përtejme, ndaj dhe unë tani që jam kthjelluar, po çuditem me veten se si arrita deri në këtë pikë, pra deri në nivelin 33.

Niveli i 33- të, çfarë kërkonte nga ju?

Të vija në dijeni shokët, me qëllim që dhe ata të mbështesni­n këtë lojë të rrezikshme dhe unë t'i bindja ata që të bëheshin pjesë.

Tentuat të përfshinit shoqet? Si t'u përgjigjën?

Ato më shpëtuan sepse pas atyre që u kisha thënë e shpjeguar, reaguan të frikësuar, pasi me sa duket panë në sytë e mi një seriozitet të paparë dhe një reagim që për ta ishte tepër i frikshëm. Pas kësaj, ata kanë lajmëruar mësuesen kujdestare dhe më pas psikologia më ka trajtuar mirë duke më çrrënjosur dëshirën për të luajtur më tej me këtë lojë të rrezikshme. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë dhe unë vetë çuditem se si kam ikur.

Kush ju shtyu të shkarkonit "Balenën blu"?

Kureshtja. Unë hoqa dorë të premten dhe kam bërë mirë.

Pas fazës së 33- të, cila ishte tjetra?

Nuk e di, sepse nuk e vazhdova. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë, pothuajse e pamundur. Kjo sepse ndihesh i kërcënuar nga administra­tori i "Balenës blu", që ka autoritet në atë që thotë. Kërcënimet unë i merrja shumë seriozisht.

Ju dini ndonjë rast tjetër të shoqeve tuaja që mund të jenë kontaktuar nga "Balena"?

Janë dy veta dhe që i njoh, i kam në klasë dhe e luajmë këtë lojë, por nuk e di se sa seriozë janë në thëniet e tyre. Unë për këtë kam vënë në dijeni mësuesen, me qëllim që këta nxënës të jenë nën vëzhgimin e prindërve, apo të marrin masa për t'i vëzhguar, apo kontrollua­r që mos të bien pre e kësaj loje.

Veç shoqeve tuaja, keni dëgjuar nëse këtu në Gjirokastë­r ka të tjerë të përfshirë në lojë?

Po, ka madje shumë fëmijë që e luajnë këtë lojë, ekzistojnë në disa lagje të qytetit. Unë i kuptoj ata që nuk shkëputen dot, por i them që të gjejnë forcën dhe të binden që asgjë s'ka për t'u ndodhur atyre nëse e braktisin. Ja kështu si unë dhe nuk më gjeti asgjë. Jam shëndoshë e mirë.

 ??  ?? Nxënësja, duke rrëfyer si u përfshi në lojën e rrezikshme
Nxënësja, duke rrëfyer si u përfshi në lojën e rrezikshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania