Panorama (Albania)

Nëna: Vajzën e pashë të gjakosur, më tha se ishte gërvishtur

-

Alketa Cika, e ëma e vajzës 14- vjeçare, është informuar se tashmë kjo lojë është vdekjeprur­ëse, shumë e rrezikshme për shëndetin. "Vajza ime kishte arritur në nivelin e 33- të dhe donte gati gjysmë muaji që ' Balena blu' t'i kërkonte të hidhej nga një lartësi shumë e madhe, ose të varte veten. Ideja ishte se ' Balena' garantonte ringjallje­n e saj të sigurt. Vajzën time e kam parë të lyer me gjak në parakrahun e majtë dhe kur e kam pyetur më është justifikua­r se ishte gërvishtur pak, por nuk e dija kurrë se ajo ishte pjesë e lojës. Vajza ka qenë jo e mbyllur në vetvete të them të drejtën, sepse natyra e saj është alegro, por që kisha parë disa shenja që nuk ishin në natyrën e saj normale. Shyqyr që u hap me shoqen ditën e premte në ditën e fundit të shkollës, sepse ajo mund ta pësonte keq. Donte Zoti që ajo shpëtoi dhe faleminder­it shoqeve të saj dhe mësueses", u shpreh dje nëna e 14- vjeçares. Për shkak të distancës prej gati 32 km nga fshati i saj në Gjirokastë­r, ajo bashkë me vajzën jetonin në një banesë me qira në këtë qytet. "Ajo ka qenë një fëmijë i mbarë gjithmonë, e hedhur, shumë e zgjuar. Nuk e di pse vajza i bëri këto gjëra, e kanë detyruar ta bëjë një gjë të tillë. Nuk e di se si vajza arriti në këtë gjendje. Unë kam dhe një vajzë tjetër, por Anika nuk fliste fare as me të. Ishte mësuesja ajo që komunikoi me ne, unë nuk dija gjë për këtë ' Balenën blu'. Shkuam edhe në komisariat që denoncuam rastin, ndërkohë vajza tani është edhe në kujdesin e psikologëv­e", u shpreh më tej nëna e së miturës. Sipas saj, deri më dje ajo nuk ka pasur informacio­n për këtë fenomen, që ka nisur nga interneti dhe ka prekur qindra fëmijë në të gjithë botën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania