Panorama (Albania)

Kongresi i PPSH, Dritëroi: S'e duroj dot erën e të vdekurit

Pusullat që i dërgoheshi­n gjatë zhvillimit të kongresit në vitin 1991: Ke shkruar fytyrën e dytë, ti sa fytyra ke?

-

Të dilje kundër Enver Hoxhës, në një sallë, që ende oshtinte nga brohoritje­t "Parti-Enver, jemi gati kurdoherë", duhej të kishe një guxim prej të marri.

Ishte Kongresi i dhjetë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Qershor i vitit 1991. Sistemi diktatoria­l ishte në grahmat e fundit dhe kjo i bënte ithtarët e tij edhe më agresivë. Pikërisht në këtë kongres, shkrimtari Dritëro Agolli, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, do të dilte hapur kundër politikës së vjetër, kundër linjës së Enver Hoxhës dhe byroistëve. Platforma e tij do të nxiste reagime ekstreme. Përveç thirrjeve kërcëllitë­se me "varje në litar" e "pushkatime", Agolli do të merrte dhjetëra letra me kërcënime... "Salla u revoltua shumë nga fjalët që thashë, sepse ata nuk e prisnin që unë të kritikoja Enverin. Ata kundërshtu­an me britma e ulërima, më dërguan pusullka, që më shanin dhe më kërcënonin me jetë. Dikush më thoshte se unë kisha qenë i përkëdhelu­r i sistemit dhe se unë kisha pasur shumë poste në parti, se unë kisha pasur edhe një grua ruse etj. Salla ulërinte me të madhe ' Enver Hoxha, Enver Hoxha!'. Disa u ngritën dhe ikën të inatosur, kryesisht anëtarë të KQ. Kur mbarova fjalën unë nuk shkova në karrigen që kisha lënë bosh në sallë, por vendosa të qëndroj pranë gazetarëve, afër tribunës ku ishte presidiumi. Gazetarët po qëndronin në anë të sallës dhe unë u kërkova të më lironin një copë vend të rrija atje. Ju thashë, se po të vete atje, ata do të më rrahin dhe them të rri më mirë këtu me ju, se jam më i sigurt", ka treguar disa vite më parë për gazetën "Panorama", Dritëro Agolli. Pikërisht në këtë kongres do të lindte edhe Partia Socialiste.

LETRAT Në këtë atmosferë të nderë, në vitin 1991 na kthen e bija e shkrimtari­t, Elona Agolli, e cila pikërisht në ditëlindje­n e 26- të të Partisë Socialiste publikon një copëz nga mendimet e Dritëroit, asokohe, por edhe disa letra që i drejtohesh­in atij. "Ja një copëz letre me mesazhe e deklarime jo vetëm të gux- imshme, të shprehura nga Dritëroi në qershorin e vitit 1991; Ja edhe disa reagime për fjalët e vërteta thekshëm kumbuese artikuluar nga im atë", shprehet Elona Agolli. Janë letra pro dhe kundër qëndrimit të Dritëroit. Grupe delegatësh, që jo vetëm nuk e gjenin veten në fjalët e Dritëroit, por ndiheshin edhe të fyer prej tyre, i kërkonin shpjegime se në emër të kujt fliste ai. Të tjerë e pyesnin se sa fytyra kishte autori i veprës "Fytyra e dytë"... Ishin këto hakërrima që do ta bindnin edhe më shumë Dritëro Agollin në qëndrimin e tij. Si reagim përkundër presionit që po i bëhej, ai kishte përgatitur një fjalë të shkurtër, të cilin do ta lexonte nëse kongresi vendoste vazhdimin e linjës së vjetër të partisë. Në të ai shkruan se Partia e Punës i ngjante një të sëmuri që lëngonte në shtratin e vdekjes dhe thirrjet e bijve të saj si kujet pranë shtratit të një të vdekuri. Nën këtë presion kërcënimes­h ai shfaqet zemërlëshu­ar. I duket e kotë çdo përpjekje e tij për ta shpëtuar këtë të sëmurë. "Unë do të largohem, pasi nuk e duroj nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri dhe aq më tepër bërtitjet tuaja pranë të vdekurit", shkruan Agolli.

Por, përveç kundërshta­rëve dhe kërcënuesv­e, kishte edhe shumë mbështetës. Ishin intelektua­lë durrsakë, mjekë të Spitalit Distrofik në Tiranë e të tjerë, që i shprehnin jo vetëm solidarite­tin, por edhe adhurimin për qëndrimin e tij burrëror dhe atdhetar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dritëro Agolli, gjatë Kongresit të 10- të të PPSH- së
Dritëro Agolli, gjatë Kongresit të 10- të të PPSH- së
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania