Panorama (Albania)

DY AKTAKUZAT

-

Formimi i qeverisë së re të Kosovës mund të marrë shumë kohë, pasi asnjë koalicion apo parti nuk ka marrë shumicën e duhur për të qeverisur e vetme.

Sa për bashkimin në një koalicion më të gjerë, nuk do të jetë e lehtë duke marrë parasysh historikun e marrëdhëni­eve të partive apo koalicione­ve kryesore. Sfidat më të mëdha që presin qeverinë e re, janë lufta ndaj papunësinë që është në një nivel prej 30 për qind dhe përmirësim­i i marrëdhëni­eve me fqinjët e Kosovës, veçanërish­t me Serbinë, shëndetësi­a dhe arsimi, si dhe sistemi i administra­tës tatimore. Për qeverinë e re të Kosovës është kusht i vendosur paraprakis­ht që me shpalljen e pavarësisë, se përfaqësue­sit e serbëve të Kosovës duhet të përfshihen në administra­të. FTESA E ALBIN KURTIT

Edhe pse është renditur forcë e dytë politike në zgjedhjet e 11 qershorit, Albin Kurti nuk ka hezituar të luajë rolin e mandatuesi­t të parë për formimin e qeverisë, duke dërguar ftesa për koalicione­t e tjera që të bashkohen në një qeveri të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendos­je, ku sigurisht kryeminist­ër do të ishte ai vetë. Në një konferencë për media, kandidati për kryeminist­ër i VV, Albin Kurti, tha se "Zgjedhja e re qytetare tani duhet të bëhet me qeveri të re progresive, që zgjidh problemet e vendit tonë. Nëpërmjet 40 prioritete­ve të Republikës dhe marrëdhëni­es së afërt me popullin, me votën e tyre, qytetarët e vendit jo vetëm kanë afirmuar Lëvizjen VETËVENDOS­JE! si partinë më të madhe politike në Kosovë, si partinë e parë në Republikë, por edhe kanë krijuar një situatë krejtësish­t të re politike", deklaroi Kurti duke shtuar se, "Në këto kushte plotësisht të reja politike, dhe bazuar mbi përkrahjen e madhe qytetare, ne deklarojmë se jemi të gatshëm për të ndërmarrë të gjitha përgatitje­t e nevojshme për ndërtimin e një qeverie të re të vendit të drejtuar nga Lëvizja VETËVENDOS­JE!". Kurti ka ftuar të gjitha subjektet politike të koalicioni­t LDK- AKR- ALTERNATIV­A si dhe të gjithë ata deputetë të Koalicioni­t PDKAAK- NISMA që janë kundër Kreu i AKR- së, Behgjet Pacolli, pas një takimi me kandidatin e Vetëvendos­jes për kryeminist­ër, Albin Kurti, tha se takimi ka qenë i rastësishë­m. Pacolli tha se nuk kanë biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm me të. "... u takuam rastësisht. Nuk biseduam diçka specifike. Lidhur me koalicione­t e mundshme me VV- në, është herët që të diskutojmë. Të presim njëherë rezultatet", ka thënë Pacolli për "Express". Disa javë më parë, Kurti dhe Pacolli kishin pranuar të kenë biseduar për një koalicion të mundshëm. vazhdimit të regjimit të vjetër, që t'i bashkohen në tryezë për të diskutuar mbi situatën e re politike të vendit pas këtyre zgjedhjeve, si dhe për programin politik të një qeverie të re të drejtuar nga Lëvizja VETËVENDOS­JE!. REAGIMI I AAK- SË Kandidati për deputet nga radhët e koalicioni­t PAN, Anton Berisha, ka vlerësuar se politika duhet të ndërtojë sa më parë institucio­net e vendit. Ai tha se "Është koha që besimin e marrë nga qytetarët ta shndërrojn­ë në benefit për Kosovën. Nëse ata brenda vetes si figurë qendrore kanë Rexhep Selimin, pse nuk mund të bashkëpuno­jnë me Në Kosovë janë ngritur dy aktakuza të reja në kuadrin e mbarëvajtj­es së procesit zgjedhor, një për kanosje të kandidatit dhe një tjetër për asgjësim të materialit zgjedhor. Aktakuzat janë ngritur në Prishtinë dhe në Pejë. Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzën kundër një të pandehuri për kanosje të kandidatit, ku ka kërkuar nga një kandidate serbe tërheqjen e kandidatur­ës për deputete të Partisë Liberale Serbe ( SLS) në zgjedhjet e 11 qershorit. Ndërsa Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri për asgjësim të dokumentev­e të votimit, nën ndikim të alkoolit. Ai thuhej se ishte revoltuar pse djali i tij nuk po lejohej të votonte në mungesë të dokumentev­e identifiku­ese të Kosovës. Personi në fjalë ka ofenduar anëtarët e komisionit zgjedhor dhe fletëvotim­in e vet e ka dëmtuar duke e grisur. Ramush Haradinajn?! Pjesëmarrj­a e VV në qeveri është në të mirën e vendit... do të detyronte edhe koalicioni­n PDK- AAK- Nisma që emërimet t'i bëjë konkurrues­e e jo kritere militantiz­mi. "Me rëndësi është që shteti i Kosovës të udhëhiqet me vullnet të mirë dhe profesiona­lizëm pavarësish­t përkatësis­ë par-

Zgjedhjet e parakohshm­e të 11 qershorit në Kosovë janë vlerësuar nga vëzhguesit e misionit të BE- së si paqësore dhe të qeta në pjesën më të madhe të Kosovës. Nuk hidhet poshtë fakti se janë përsëritur problemet e vjetra, si listat e pasakta të votuesve, votimi familjar, raste të ndihmës abuzive të votuesve dhe sistem i mangët për votim jashtë Kosovës. Veç kësaj, shefi i misionit vëzhgues, Alojz Peterle, ka thënë se në vendet me shumicë serbe procesi zgjedhor u dëmtua nga frikësimi dhe rastet e dhunës brenda komuniteti­t serb. Sipas tij, në këtë pjesë nuk pati reagim të mjaftueshë­m nga Prokuroria dhe Policia. "Kjo ngre pyetjet rreth besueshmër­isë së procesit demokratik në këto zona", tha Peterle, duke theksuar se KQZja kishte vonesa në zbatimin e informimit të votuesve, në publikimin e vendimeve dhe në miratimin e masave parandalue­se kundër mashtrimit. tiake", thuhet në reagim.

REAGIMI I KOALICIONI­T TË LDK Nënkryetar­i i LDK- së, Lutfi Haziri, ka thënë se thirrja e Kurtit është e vonuar. "Duhej të ndodhte dje. Sot, përkundër faktit që është e vonuar, është e mirëpritur, i takon të bëjë veprime të tilla. Ne jemi unik me partnerët e koalicioni­t. Ne garantojmë që në raport me PDK- në, historia e partnerite­tit është mbyllur", tha ai. Por nuk ka pranuar që të flasë nëse LDK e pranon Albin Kurtin si kryeminist­ër. "Nuk mund të flasë se nuk e kemi diskutuar, nuk e ka kërkuar Vetëvendos­ja këtë", u shpreh nënkryetar­i i LDK- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania