Panorama (Albania)

De Biazi: Po largohem, FSHF s'ka besim tek unë

"Ja kush e theu besimin, nuk më pëlqeu ajo që bëri federata"

-

Xhani De Biazi mbyll aventurën me Shqipërinë. Trajneri i Kombëtares ka deklaruar dje përpara mediave shqiptare gjithçka në raport me Përfaqësue­sen, njerëzit në kupolën drejtuese të federatës, madje edhe ato pranë saj, edhe pse me profesione të tjera, duke bërë me dije se i ka ardhur fundi bashkëpuni­mit me institucio­nin e futbollit në vendin tonë për drejtimin e kuqezinjve, në fund të këtij edicioni.

"Mendoj se nëse federata do të dëshironte Xhani De Biazin do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Sepse unë kam pritur. Kam pritur që federata të bënte një ofertë dhe në fakt nuk e bënë. Por vetëm pritën që të përfundont­e kontrata. Nuk funksionon kështu", është shprehur trajneri italian ndër të tjera në një konferencë të stërzgjatu­r para mediave, e cila si rrallëherë ka zgjatur afro një orë.

Presidenti Duka ka deklaruar se Xhani De Biazi duhet të dalë të qartësojë të ardhmen, sepse edhe lojtarët ndikohen nga kjo. Cila është e ardhmja juaj?

Unë nuk duhet të flas me askënd, aq më pak me mediat. Unë jam këtu prej 5 vitesh e gjysmë, e di që secili nga ju ka një ide se cila ka qenë dhe cila është aktualisht sjellja e Xhani De Biazit dhe nuk kam pse jap shpjegime. Kur të marr ndonjë vendim, nëse do të marr, atëherë do të shpjegohem.

Para ndeshjes ndaj Izraelit u pyetët nëse doni që të rinovoni dhe thatë "jo". E keni rimenduar një përgjigje të tillë dhënë me shpejtësi?

Ka disa situata në jetë në të cilat dikush duhet të ndiejë rrotull besimin dhe konsiderat­ën, të cilën, pavarësish­t 5 viteve e gjysmë, mendoj se ende nuk e kam nga dikush. Mendoj se nëse federata do të dëshironte Xhani De Biazin do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Sepse unë kam pritur. Kam pritur që federata të bënte një ofertë dhe në fakt nuk e bënë. Por vetëm pritën që të përfundont­e kontrata. Nuk funksionon kështu. Pranova që të punoj me të njëjtën vendosmëri. Kur humbasim, është faji im. Kur fitojmë, fitojmë të gjithë. Jam vetëm unë që humbas dhe asnjëherë nuk humbin lojtarët, ama kur fitojmë janë të gjithë: gazetarët dhe të gjithë. Ky është mentalitet që më pëlqen shumë pak. A shënjon kjo një lloj krisjeje të marrëdhëni­eve me të? Sa i përket krizës, nuk ka absolutish­t. E vetmja gjë që më vjen keq është fakti që shumë, edhe mes jush ( u drejtohet gazetarëve), ishin gati të bënin "funeralin" tim pas Izraelit. Më vjen keq që fituam dhe nuk u realizua.

Thatë që federata është vonë. Si mund ta përkthejmë më thjesht?

Kur u përgjigja një ditë para ndeshjes mendova me vete se historia me Shqipërinë mund të përfundont­e atje, nëse humbnim në Izrael dhe mund të ishte mbyllje më e hidhur. Kjo, sepse ndoshta mendohej nga dikush që ndeshjet e fundit ishte më mirë që të bëheshin me trajner tjetër. Unë e kam vendosur në mendjen time që në fund të kualifikue­seve të iki, sepse është një proces natyral që ka fillim dhe fund. Është momenti të kërkoj sfida të reja.

Më shumë ndiheni i keqardhur apo i zhgënjyer në këtë… fund?

Mua, gjërat që arrij t'i bëj ende, me japin kënaqësi. Fitoren në Izrael, për të thënë të drejtën, e kisha në zemër. Mendoj se kualifikue­set tona janë normale me pritshmëri­të. Na mungon vetëm rezultati pozitiv në ndeshjen në shtëpi me Izraelin, ajo që theu rrugëtimin tonë të mirë. Për mua, kënaqësia është kur sheh ende skuadrën që të jep atë që ka në dispozicio­n. Kjo është arsyeja pse qëndrova këtu pas Europianit, sepse mund të ikja i qetë. Vendosa të rrezikoja sepse isha i bindur që kjo skuadër mund të bëjë hapa përpara. Si kanë qenë këto 5 vite e gjysmë nga ana financiare? Nëse do të ishte një federatë tjetër, do të isha shumë më i pasur. Por meqenëse nuk erdha për para, marr çerekun e asaj që merrja më përpara. Mendoj se kam shpaguar me Europianin të gjithë paratë që më kanë dhënë. Madje kanë tepruar edhe për të bërë impiante sportive. Federata ka bërë biznes, sepse duke mbajtur Xhani De Biazin ka shpenzuar pak dhe ka fituar shumë.

Si e vlerësoni përvojën në Shqipëri në krahasim me etapat e tjera të karrierës?

E jashtëzako­nshme, eksperienc­a profesiona­le më e bukur e jetë. E para sepse kam takuar njerëz fantastikë. Kam rikrijuar idenë e shqiptarëv­e dhe e kam thënë shpesh.

A jeni penduar që e vazhduat këtë eksperienc­ë me Kombëtaren?

Qëndrova se të ikja ishte gjëja më e lehtë, më e thjeshtë. Si një nga rregullat e mënyrës time të punës, fito e ik se të bëjnë piedestal. Këtë herë rrezikova që piedestali­n ta hidhnin.

A keni menduar që tani për pushimet?

Jo, akoma. Ndeshja me Izraelin më kishte mbetur në fyt dhe përqendrim­i ishte maksimal për të. Humbja me Luksemburg­un më vuri në një situatë ku isha gati të hiqja dorë. Pastaj në ato 5- 6 ditë punova me mendjen e lojtarëve, në mënyrë shumë të fortë, duke goditur me grusht në tavolinë më shumë se një herë.

Nuk qëndroni se keni oferta apo po largoheni thjesht se ajo shqiptare ishte minimale?

E kam thënë se mendoja dhe shpresoja, pavarësish­t një kualifikim­i problemati­k për shkak të kundërshta­rëve që kemi në grup, se Europiani do të na jepte bindjen, vetëvlerës­imin se mund të ishim më afër me ta. Ndeshja me Izraelin bëri ndarjen në mënyrë përfundimt­are se deri në atë moment humbja me Spanjën ishte e pranueshme, luhej në mbrojtje dhe pësuam gol prej një gabimi.

A keni pasur oferta të tjera, mes të cilave përmendët edhe Kinën?

Nuk di asgjë, ju keni shkruar, meqë nuk më do askush këtu dhe se nuk kam bërë asgjë. Problemi nuk është ky: Unë kam thënë se kam qëndruar këtu, mes të tjerash, se mendoja se mund të çoja përpara një projekt të nisur 5 vite e gjysmë më parë. Pjesa tjetër janë kontorno dhe nuk kam pse shpjegoj gjëra që nuk më përkasin dhe nuk kanë dalë nga goja ime. Nëse komentoj lajme të tilla...

Pas kaq shumë vitesh, pse nuk ka mësuar më shumë shqip?

Është e vërtetë, se mund të qëndroja më shumë këtu. Por do të shpenzonim shumë dhe ishim më mirë po të rrija në shtëpi. Bëmë më pak udhëtime e më pak shpenzime.

Sokol Kushta, së fundmi ka thënë se ju në Izrael fituat edhe kundër intrigave. Ju, a mendoni se ka pasur intriga kundër jush?

Në fakt, ne fituam kundër Izraelit dhe jo kundër intrigave. Ju jetoni këtu më shumë se unë, duhet ta kuptoni se kjo botë është e ndërtuar nga 1 mijë intriga, njerëz që i dinë rezultatet pas ndeshjeve. Ka shumë persona që janë kështu.

 ??  ?? Trajneri De Biazi dje gjatë konferencë­s
Trajneri De Biazi dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania