Panorama (Albania)

Keita, Igli Tare sulmon Juventusin

-

Igli Tare shpërthen kundër Juventusit. Drejtori sportiv i Lacios nuk e ka quajtur korrekte mënyrën se si bardhezinj­të kanë dashur të transferoj­në në Torino sulmuesin Keita Balde. "Kemi marrë shumë oferta nga 3 skuadra të mëdha, të cilat kanë ofruar mes 30 dhe 45 milionë euro. Mendoj që ta shesësh për vlerën 30 milionë euro një lojtar si ai do të thotë ta falësh. Këto tre klube të mëdha që kanë shfaqur interes na kanë kërkuar lejen për të folur me lojtarin dhe me agjentin e tij. Ndërkohë, Juventusi nuk e ka bërë këtë gjë dhe nuk ka folur kurrë zyrtarisht me klubin e Lacios. Ne e dimë që ata po flasin me agjentin e lojtarit dhe këtë nuk mund ta pranojmë", tha fillimisht Tare. Më tej, ai sqaron se objektivi i Lacios është të rinovojë kontratën me lojtarin. "Sigurisht që ne duam ta rinovojmë kontratën e Keitasë, sepse ai është një lojtar i rëndësishë­m. Por, sigurisht që, në rast se do ta shesim, do të vendosim ne shifrën. Është e rrezikshme dhe e pakuptimtë që ta mbajmë edhe një vit dhe të largohet me kosto zero", thekson drejtori i Lacios. Oferta e Juves nuk i kalon 30 milionë euro dhe për ta zgjidhur këtë çështje duhet të mendojë menaxheri i lojtarit.

Aksi "i nxehtë" Paris- Milano, shkëmbimet e lojtarëve në modë

Paris- Milano, jo vetëm modë, por edhe futboll. Nëse e para është në ditë pozitive, i dyti kërkon të rimëkëmbet falë merkatos së përbashkët. PSG- ja dështoi të fitonte kampionati­n, por edhe të ishte e rëndësishm­e në Champions, ndërkohë që Milani dhe Interi janë duke tentuar të rimëkëmben për t'u rikthyer protagonis­të në Itali dhe në Europë. Le ta nisim me Interin që në ditët e fundit ka qenë shumë prezent në Paris me drejtorin sportiv Auzilio dhe drejtorin teknik Sabatini, të cilët po tentojnë të bëjnë biznes. Jo vetëm shitje, por edhe blerje. Dy emrat që i interesojn­ë PSG- së janë Ivan Perisiç dhe Kondogbia. Ndërkohë, Auzilio ka nisur sulmin për braziliani­n Lukas Moura. Një tjetër objektiv për zikaltrit është Havier Pastore, ndërkohë që ëndrra e madhe mbetet Angel Di Maria. Pak ditë më parë gjithashtu u publikua lajmi se Tiago Silva mund të ishte një alternativ­ë për mbrojtjen e Interit. Nuk mbetet pas as Milani, që në fillimin e kësaj merkatoje ka bërë katër goditje shumë interesant­e dhe kërkon të surprizojë akoma. Emri i parë në listën e dëshirave është mesfushori Kriçoviak. Mirëpo, PSG- ja kërcënon kuqezinjtë dhe ka shfaqur interes për Bonaventur­ën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania