Panorama (Albania)

Balla sulmon Metën: Shantazhe alla Gruevski Ardit Çela: Taulant, mos u bëj zëdhënës i banditëve

-

Kreu i listës së PS- së në Elbasan, Taulant Balla, iu përgjigj deklaratav­e të Ilir Metës se si president i ri nuk do të dekretojë asnjë ministër apo kryeminist­ër nëse cenohet vota. Balla i cilëson deklaratat e tij të ngjashme me ato të ish- kryeminist­rit maqedonas, Nikolla Gruevski. “Shantazhet alla Gruevski janë jo vetëm antidemokr­atike, por edhe të papranuesh­me për një President të zgjedhur të Shqipërisë. Ashtu siç janë të papranuesh­me edhe sharjet e akuzat lumë për Edi Ramën dhe për marrëveshj­en që ai bëri me Lulzim Bashën në interes të Shqipërisë, të cilën edhe Presidenti i zgjedhur e përshëndet­i.

Po përveçse të papranuesh­me, për ju si President i zgjedhur edhe me votën e Edi Ramës, janë edhe qesharake për Ilir Metën! Sepse vetëm Ilir Metës, edhe si mik i Saliut, s’i takon të flasë për errësira dhe për transparen­cë”, shkruan Balla në Facebook, ndërsa i kujton se është zgjedhur në krye të shtetit me votat e PS- së.

“Je president i zgjedhur edhe me votat tona, ose na kthe votën dhe bëj çfarë të duash me ishpartinë apo partinë tënde! Jo vetëm s’mund të kërcënosh askënd, dhe ne socialistë­t jo e jo, po s’mundet as të na fusësh në një luftë politike demode për in- teresat e LSI- së”, shkruan Taulant Balla. Ndaj Ballës ka reaguar kandidati i LSI- së në Tiranë, Ardit Çela, i cili i kujton deputetit socialist se po bën zëdhënësin e banditëve. “O Taulant, shiko kë ke pranë e merru me ta! Mos u merr me banditë e vëllezër banditësh se ‘ vëllazëria’ me ta nuk të mban gjatë! Është një lojë së cilës askush nuk ia ka parë hairin! Mos u bëj zëmarrës e as zëdhënës për ta! Sepse nuk thonë kot në Librazhd ‘ Taulanti ha në çdo çanak!...’ Dhe si mund të ndodhë ndryshe; ti je Taulanti, të gjithë të njohin!”, përgjigjet Çela.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla
 ??  ?? Ardit Çela
Ardit Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania