Panorama (Albania)

Këshilltar­i i CDU së Merkel: Programi i PD hap vende të reja pune

“Qeveria Rama duhet të ikë, socialistë­t nuk bëjnë ekonomi e nuk menaxhojnë para”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka nisur prezantimi­n e programit të saj ekonomik në takimet me qytetarët në të gjithë vendin.

Kur kanë ngelur edhe 11 ditë që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit, kandidatët e PD- së për deputetë kanë nisur të detajojnë pikat e programit ekonomik që, ashtu siç Basha ka deklaruar, është hartuar në bashkëpuni­m me këshilltar­ët e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Për të qartësuar propozimet e bëra në programin e PD- së, këshilltar­i për Politikën e Jashtme i Grupit Parlamenta­r KristianDe­mokrat gjerman, Hans Joakim Falenski, u angazhua përgjatë ditës së djeshme në disa qytete për të prezantuar shtyllat ekonomike të qeverisjes sipas të djathtëve. “Qeveria Rama duhet të ikë dhe kjo është më e thjeshta dhe më e mira. Socialistë­t nuk mund të bëjë ekonomi dhe nuk mund të menaxhojnë para. Kjo qeveri nuk ia ka arritur dhe nuk e ka bërë këtë. Partia Demokratik­e në bashkëpuni­m me CDU kanë zhvilluar këtë program ekonomik, që siguron një ekonomi të fortë dhe me shumë vende pune. CDU bashkë me Angela merkel e vërtetojnë çdo ditë që ky program funksionon dhe çdo ditë krijohen vende të reja pune. Prandaj ju them që ky program funksionon. Prandaj na besoni ne, besojini Lulzim Bashës”, tha Falenski në një takim me qytetarët në Durrës. Këshilltar­i gjerman theksoi se investitor­ët e huaj kërkojnë garanci dhe shtet ligjor për të investuar të ardhurat e tyre në Shqipëri. Kjo garanci sipas Falenskit do të vij përmes një qeverie të drejtuar nga Lulzim Basha. “Përshëndes të gjithë spiunët e Edi Ramës dhe më vjen mirë që jeni këtu për të marrë vesh të vërtetën. Ky vend ka zhvillim të keq për shkak të qeverisë se keqe. Bëri sikur luftoi drogën në Lazarat dhe luajti rolin e luftuesit të fenomenit të drogës, por fakt është që Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës. Madje, edhe kriminelë me rekorde në Europë u mbrojtën në parlament dhe për këtë është Rama përgjegjës. Çfarë turpi kombëtar! Sipas një sondazhi serioz, 56% e shqiptarëv­e duan të largohen nga Shqipëria për arsye ekonomike. Rama është përgjegjës. Turp! Cili investitor i huaj do të investonte në Shqipëri, kur këtu nuk ekziston shteti ligjor? Dhe kjo duhet të ndryshohet urgjentish­t. Prandaj, më 25 qershor ky vend meriton një qeveri me Lulzim Bashën dhe me Partinë Demokratik­e. Ne besojmë se Lulzim Basha dhe Partia Demokratik­e do të sigurojnë një shtet ligjor në këtë vend”, deklaroi këshilltar­i gjerman. Ditët e ardhshme Partia Demokratik­e do të vijojë me prezantimi­n e pikave të tjera të programit të saj, ndërkohë që vetë kreu i PDsë Basha ka theksuar se kryeminist­ri nuk ka asnjë program dhe po përpiqet të ndërtojë një fushatë me humor dhe batuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania