Panorama (Albania)

Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe KLSH

- ARTUR HASANBELLI­U* * Drejtor i Auditimit të Brendshëm në KLSH

qytetarëve dhe përballimi i një rreziku të tillë kërkon zgjidhje komplekse. Menaxhimi efikas dhe brenda standardev­e të përcaktuar­a të mbetjeve urbane është një proces që nis me edukimin qytetar dhe përfundon me krijimin e bazës ligjore dhe strukturës bashkëkoho­re të trajtimit të tyre.

Mbetjet urbane janë kryesisht një përzierje të mbetjeve ushqimore, të letrës, kartonit, qelqit, metaleve, drurit, gomës, plastikës dhe tekstileve. Duhet të dimë se më tepër se 30% e mbetjeve të ngurta urbane përbëhet prej paketimeve dhe rreth 40% e kësaj të fundit është plastikë. Plastika nuk biodegrado­het, por ajo kalon nëpërmjet një procesi të njohur me termin fotodegrad­im, gjatë të cilit rrezatimi diellor e shpërbën në copa gjithmonë e më të vogla deri sa e kthen në pluhur.

Dihet se plastika është shumë e rrezikshme, madje edhe në gjendje pluhuri ajo mund t’u shkaktojë dëme të mëdha ekosisteme­ve në një hark kohor shumë të gjatë. Vetëm pak ditë më parë alarmi për rrezikun e plastikës është dhënë në nivelet më të larta të institucio­neve ndërkombët­are.

Gjatë Konferencë­s për Oqeanet, konferencë që u zhvillua në selinë e Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara me rastin e 8 qershorit, Ditës Botërore të Oqeaneve, Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së, Antonio Guterres, është shfaqur i shqetësuar si kurrë më parë. Referuar të dhënave që bën publike OKB- ja, në vitin 2050 parashikoh­et që në oqeane të ketë më shumë mbetje plastike sesa peshq. Sekretari Guterres u ka bërë thirrje shteteve të fuqishme, atyre që kanë në dorë në njëfarë mënyre edhe fatin e globit, të lënë mënjanë ndasitë dhe kontradikt­at për shkak të interesave të ngushta kombëtare, për të evituar atë që ai e cilësoi “një katastrofë globale afatgjatë”. Sipas vlerësimev­e të ekspertëve botërorë, aktualisht në oqeane ndodhen më shumë se 150 milionë tonë plastikë. Një sasi kjo e frikshme dhe tërësisht jashtë kontrollit. Sekretari i OKB- së deklaroi se edhe klima është kthyer tashmë në një faktor risku. Emisioni i karbonit po provokon rritjen e nivelit të deteve, duke i bërë ujërat e tyre me acide dhe me më pak oksigjen.

Menaxhimi i mbetjeve urbane nuk është e thjeshtë pra, aq më tepër që lufta për dominimin e sektorit, shumë fitimprurë­s, është e ashpër dhe shpesh e ndikuar nga influenca të botës së krimit të organizuar. Referuar raportit të EUROSTAT për vitin 2015 ( raporti i publikuar në janar 2017), rreth 46% e mbetjeve urbane të vendeve anëtare të Bashkimit Europian është ricikluar apo i është nënshtruar procesit të kompostimi­t. Mesatarish­t, sasia e mbetjeve për kokë/ person në Bashkimin Europian në vitin 2015 është e barabartë me 477 kg, me një rënie prej 9% referuar kulmit që arriti në vitin 2002 ( me 527 kg për person), por me një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2014 ( 474 kg për person). Dhe duhet theksuar se kjo rritje vihet re për herë të parë pas vitit 2007.

Të paktën, bazuar në trendin e sotëm, pritet që bota të përjetojë një pesëfishim të volumit të mbetjeve urbane deri në vitin 2025. Dihet tashmë se në mënyrë direkte ose indirekte, mbetjet ndikojnë negativish­t në mjedis, shëndet dhe ekosistem dhe ato janë një prej problemeve më të mprehta të planetit tonë. Në Shqipëri, sasia vjetore e mbetjeve të ngurta të gjeneruara në 2015 kap shifrën e 951 360 tonëve ose, për ta bërë më të prekshme, janë mesatarish­t 305 kg mbetje të ngurta për banor. Sasia vjetore e mbetjeve të ricikluara është rreth 19 336 tonë. Në Shqipëri janë aktualisht rreth 65 venddepozi­time të pakontroll­uara mbetjesh urbane, të përmasave të ndryshme, të cilat lënë shumë për të dëshiruar për sa u përket kushteve teknike ose mjedisore që duhet të kenë referuar parametrav­e ndërkombët­are të pranuara.

Natyrisht që mbetjet urbane janë një faktor risku për shëndetin, po aq të rrezikshme sa edhe emetimet e gazrave të dëmshëm në mjedis. Dhe statistika­t për Shqipërinë nuk janë inkurajues­e për sa u përket problemeve shëndetëso­re dhe përhapjes së sëmundjeve edhe në moshat më të reja. Madje, të dhënat e Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së janë të frikshme për sa i përket numrit të vdekjeve që i atribuohen ajrit të ndotur në Shqipëri. Shifra mesatare e vdekjeve është mesatarish­t 5 mijë persona në vit. Kjo shifër e rendit Shqipërinë në vendin e pestë në botë, me numrin më të lartë të vdekjeve për frymë që shkaktohen nga ndotja e ajrit. Shifrat janë raportuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Bazuar në statistika­t e Agjencisë Ndërkombët­are të Energjisë, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga ndotja e ajrit në planet është Gjeorgjia. Në këtë shtet vdesin mesatarish­t 300 persona për çdo 100 mijë banorë në vit nga ndotja e ajrit. Lista pasohet nga Koreja e Veriut. Në shtetin e izoluar diktatoria­l humbin jetën mesatarish­t 234.1 persona për çdo 100 mijë banorë nga ndotja e ajrit. Në vendin e tretë dhe të katërt renditen Bosnja dhe Bullgaria, të cilat kanë një tregues vdekjesh nga ndotja e ajrit respektivi­sht 223.6 dhe 174.8 persona për 100 mijë banorë. Pas tyre renditet Shqipëria. Sipas Agjencisë Botërore të Energjisë, ndotja e ajrit në Shqipëri vret 171.4 persona në çdo 100 mijë veta.

Nëse do t’i referohesh­im kuadrit ligjor sa i përket menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane në vendin tonë, ai është i plotë dhe i përafruar me standardet e Bashkimit Europian, duke filluar nga Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Mbetjeve Urbane e duke përfunduar te planet e menaxhimit të mbetjeve në nivel lokal. Edhe pse baza ligjore është e plotësuar moszbatimi i Strategjiv­e, Kuadrit rregullato­r dhe akteve ligjore e nënligjore të miratuara nga organet e pushtetit qendror, ashtu dhe nga ato të pushteti vendor ka qenë dhe mbetet një problem, i cili për fat të keq duket se do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.

Në vendin tonë gjenden rreth 65 venddepozi­time të pakontroll­uara mbetjesh urbane të përmasave të ndryshme, të cilat nuk ndjekin ndonjë kusht teknik ose mjedisor. Ndërkohë ekzistojnë landfillet e Sharrës; Bushatit; Bajkajt dhe landfilli i Maliqit. Në këto landfille përfundojn­ë rreth ¼ e sasisë totale të mbetjeve, ndërsa pjesa tjetër përfundon në vend depozitime­t e pakontroll­uara.

Metodat kryesore të menaxhimit të mbetjeve janë: Depozitimi në landfill; Asgjësimi me incinerim; Asgjësimi me anë të gazifikimi­t ose pirolizës; Asgjësimi me anë të kompostimi­t.

Në vendin tonë deri më sot është për- dorur menaxhimi i mbetjeve urbane nëpërmjet depozitimi­t në landfill. Së fundmi, në qarkun e Elbasanit është përuruar Impianti i Përpunimit të Mbetjeve dhe Prodhimit të Energjisë, e cila është një teknologji që po përdoret për herë të parë në vendin tonë. Ky impiant është ndërtuar si një koncesion i partnerite­tit publik privat me një fond prej 22 milionë eurosh. Mbetjet në këtë impiant do të përpunohen me metodën e incinerimi­t dhe gjatë këtij procesi do të përfitohet energji elektrike.

Incinerimi përfshin djegien e mbetjeve në temperatur­a të larta për kohë të gjatë, duke mundësuar një reduktim thelbësor të volumit të mbetjeve dhe shkatërrim­it të organizmav­e biologjikë patogjenik­ë. Nënprodukt­et e procesit të djegies konsistojn­ë në emisione gazesh në atmosferë dhe hi mbetës. Djegia e mbetjeve prodhon gjithashtu një numër të madh ndotësish, të cilët mund të grupohen në grimca dhe gaze, metale dhe komponime organike.

Një impiant i dytë i përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë është projektuar të ndërtohet në qarkun e Fierit me një fond prej rreth 28 milionë eurosh. Edhe ky impiant do të ndërtohet në formën e partnerite­tit publik privat.

Fillimisht projekti ishte planifikua­r të ndërtohej në zonën e Plykut në qarkun e Fierit, por për shkak të protestave të banorëve është zhvendosur në zonën e Mbrostarit po në këtë qark. Punimet për ndërtimin e këtij impianti aktualisht janë të ndërprera, si pasojë e protestave të qytetarëve që banojnë në afërsi të zonës ku është planifikua­r zhvillimi i këtij projekti.

Banorët pretendojn­ë se janë tejkaluar hapa të rëndësishë­m të procedurav­e të miratimit të këtij impianti. Ata u janë drejtuar me një peticion institucio­neve kryesore të shtetit, ku kërkojnë anulimin e ndërtimit të këtij impianti në këtë zonë.

Natyrisht që teknologji­të e reja që përmirësoj­në situatën e menaxhimit të mbetjeve urbane janë të mirëpritur­a dhe duhen inkurajuar, por ato duhet të implemento­hen konform kuadrit rregullato­r ligjor të fushës në fuqi, nxitimi apo anashkalim­i i procedurav­e përkatëse do të krijonte hapësira që lënë vend për keq menaxhim të financave publike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të detyrave të tij si institucio­ni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në vend, gardian i financave publike, ka nisur një auditim mbi procedurat e miratimit të lejes për dhënien me Partnerite­t Publik Privat, si dhe të miratimit të lejes mjedisore të këtij projekti. Përfundime­t e këtij auditimi, në vijimësi të transparen­cës së veprimtari­së së institucio­nit, do të bëhen publike në faqen zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania