Panorama (Albania)

Incident elektoral në Dibër, përfshihen polici e një gardist

Dritan Demiraj i kërkon komandanti­t të Gardës shkarkimin e efektivit, bënte fushatë për PDIU

- ETLEVA DELIA

Një incident i rëndë elektoral, ku u përfshinë një efektiv Policie dhe një i Gardës së Republikës, ndodhi dje në orët e para të mëngjesit në fshatin Ushtelenxë të Dibrës. Të dy efektivët rezultuan të përfshirë në fushatën zgjedhore si mbështetës të PDIU-së.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat arrestuan efektivin e Policisë, Demir Deda, 26 vjeç, me detyrë në Stacionin e Policisë së Portit në Durrës, ndërsa ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, kërkoi shkarkimin e menjëhersh­ëm të efektivit të Gardës së Republikës, Florian Lala. Menjëherë pas kërkesës së ministrit, komandanti i Gardës ka shkarkuar nga detyra efektivin e përfshirë në fushatën e PDIU- së në Dibër. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i tërhoqi vëmendjen drejtorit të Policisë së Dibrës, i cili nuk ka marrë masat e nevojshme duke cenuar besueshmër­inë e punës së Policisë së Shtetit. Ministri Demiraj ka ndjekur nga afër operacioni­n e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA- së për arrestimin e në flagrancë të shtetasit Demir Deda, i cili ishte i përfshirë në fushatën elektorale të subjektit politik, PDIU, në Dibër, duke shkaktuar incidente me subjekte të tjera politike. Ministri Demiraj inkurajon strukturat e Policisë së Shtetit për të mos lejuar asnjë shkelje të ligjit pa marrë përgjigjen e merituar.

INCIDENTI Policia e Dibrës në bashkëpuni­m me SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale të “shpërdorim­it të autoriteti­t policor”, 26vjeçarin Demir Deda, 26 vjeç, punonjës Policie në Stacionin e Policisë Port- Durrës, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracioni­n Durrës. Policia tha se arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 01: 00, në vendin e quajtur Ushtelenxë, Njësia Administra­tive Tomin, Bashkia Peshkopi, në rrugën e fshatit Ushtelenxë, ka ndodhur një konfrontim midis simpatizan­tëve të dy subjekteve politike. Kjo pasi disa banorë të fshatit Ushtelenxë kishin bllokuar qarkullimi­n e dy mjeteve të një subjekti politik duke u konfrontua­r verbalisht dhe fizikisht me njëri- tjetrin. Policia bëri kontrollin fizik të dy automjetev­e dhe disa personave të përfshirë në konflikt, ku në automjetin tip “Range Rover”, që drejtohej nga Demir Deda, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën ai deklaroi se e mbante me leje për shkak të detyrës si punonjës policie. Përveç këtij automjeti, në shoqërinë e tij ka qenë dhe një automjet tjetër tip “Land Rover”, me mbishkrime e logo të PDIU, ku u bë kontrolli dhe nuk u konstatua asnjë send i kundërligj­shëm.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania