Panorama (Albania)

Dritan Dajti kërkon leje votimi, 1367 të burgosur s‘ do votojnë

-

TIRANE – Të gjithë personat që nuk kanë emrat në listat e votuesve, mund t’i drejtohen gjykatës me një kërkesë për lejim votimi. Vetëm në dy ditët e fundit, në Gjykatën e Tiranës janë depozituar një total prej 40 kërkesash me objekt “lejim për të votuar”. Përveç personave që nuk e kanë emrin në listë, apo kanë pasaktësi, një kategori e kërkuesve janë edhe personat me masë sigurie “arrest në burg”. Kjo prej faktit se ata mund të ndodhen në institucio­ne të izolimit jashtë vendbanimi­t të tyre, si dhe emri i tyre figuron në lista të qendrave të votimit jashtë burgut ku janë si të paraburgos­ur, apo si të dënuar. Një prej tyre është Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katërfisht­ë të ndodhur në gusht të vitit 2009, në Durrës. Aktualisht Dajti po rigjykohet në Apelin për Krimet e Rënda, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, të shpallur në korrik të vitit të kaluar. Dy ditë më parë, me një kërkesë të tillë gjykatës iu drejtua edhe ish- deputeti Mark Frroku, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7.5 vjet burg për akuzat e “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurisë” dhe “ndërtimit të paligjshëm”. Kërkesat e tyre për leje votimi janë hedhur në short dhe në ditët në vijim pritet t’i nënshtrohe­n gjykimit. Nga ana tjetër, në këto zgjedhje ligji për dekriminal­izimin nis efektin për herë të parë, në pjesën e pengimit të së drejtës për të votuar për personat e dënuar me një vendim të formës së prerë. “Panorama” i kërkoi zyrtarisht Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, në lidhje me numrin e personave që vuajnë dënime me burg, të cilët preken nga këto ndryshime ligjore. “Në listën përfundimt­are për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ka 1367 subjekte të bllokuara, si objekt për herë të parë i ligjit të dekriminal­izimit”, thuhej në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme. ar. ba.

 ??  ?? Dritan Dajti
Dritan Dajti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania