Panorama (Albania)

Ekonomia gjermane dhe zgjedhjet parlamenta­re

- ANDREAS BECKER* * D. W.

Në shikim të parë, çdo gjë duket e mirë: ekonomia gjermane po tregon rritje të qëndrueshm­e (+ 1.9 për qind në vitin 2016), papunësia është nivelin më të ulët prej disa dekadash, të ardhurat nga tatimet janë shtuar më shumë se kurrë dhe ministri i Financave nuk ka nevojë për borxhe të reja.

Edhe sipërmarrj­et janë optimiste, sepse prodhimet e tyre - që nga makinat e makineritë e deri te produktet farmaceuti­ke - shiten jashtë vendit shumë mirë. Ekonomia po shkon aq mirë saqë disa kanë nisur tashmë të ëndërrojnë për shkurtime taksash, kurse të tjerët kanë frikë nga mbinxehja ekonomike.

INFRASTRUK­TURË NË SHPËRBËRJE

Në të njëjtën kohë ka një problem serioz: në Gjermani ka mjaft rrugë, ura dhe shkolla që po shkatërroh­en. Kjo është një “dobësi qendrore në Gjermani”, thuhet në raportin përfundimt­ar të një komisioni ekspertësh, i cili shqyrtoi gjendjen e infrastruk­turës publike me porosi të Ministrisë Federale të Ekonomisë.

Në autostrada­t dhe rrugët e Gjermanisë ka çdo ditë më shumë se 1900 bllokime trafiku, ka llogaritur klubi i automobila­ve ADAC. Kurse te trenat nuk ka asnjë ditë pa vonesa dhe anulime. Një ndër çdo familje nuk gjen vend për fëmijët në çerdhe, pavarësish­t se sipas ligjit ka të drejtë për këtë. Po ashtu 1041 pishina publike janë mbyllur ose janë të kërcënuara seriozisht nga mbyllja.

PAK PARA PËR SHKOLLIMIN?

Gjermania gjithashtu investon shumë më pak për arsimin sesa vendet e tjera të OECD-së, grupit prej 35 vendesh relativish­t të pasura. Vendet e tjera të OECD- së shpenzojnë mesatarish­t 5.2 për qind të prodhimit të tyre ekonomik për arsimin, Gjermani vetëm 4.3 për qind.

Edhe më të mëdha janë dallimet në infrastruk­turën dixhitale. Sidomos sa i përket internetit të shpejtë dhe lidhjeve me fibra optike Gjermania është shumë pas vendeve të tjera.

ZVOGËLIMI I SHTRESËS SË MESME

E shqetësuar është prej vitesh shtresa e mesme në Gjermani. Sipas ekspertëve, vihet re një pabarazi në shpërndarj­en e të ardhurave, sepse prej vitesh po shtohet numri i atyre që fitojnë mbi ose nën mesataren. Gjermania ka një ndër sektorët më të mëdhenj të pagave të ulëta brenda BEsë. 23 për qind e të punësuarve marrin rroga të ulëta.

Po ashtu edhe statistika­t e papunësisë pasqyrojnë vetëm një pjesë të së vërtetës. Në maj 2017, në Gjermani u shënua niveli më i ulët i papunësisë që prej vitit 1991 – 2.5 milionë veta. Por në Gjermani ka njëkohësis­ht 6.2 milionë veta, që edhe pse punojnë, marrin nga shteti kompensime, sepse nuk i përballojn­ë dot shpenzimet me të ardhurat.

VOTAT DHE EKONOMIA

Natyrisht qytetarët nuk kanë parasysh vetëm të dhënat e përgjithsh­me ekonomike, kur vendosin t’ia japin votën kësaj apo asaj partie. Po aq e rëndësishm­e është gjendja e tyre ekonomike personale.

Nga pikëpamja ekonomike në këtë vit zgjedhor shtrohen shumë pyetje: A duhet të investojë tani qeveria më shumë në infrastruk­turë dhe arsim? Apo duhet të presë deri në recesionin tjetër? A duhen ulur taksat në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë para në xhepin e tyre? Dhe si paraqitet çështja e “drejtësisë sociale” që SPD- ja e ka identifiku­ar si një çështje madhore të zgjedhjeve?

Të gjitha këto pyetje për shpërndarj­en e të ardhurave, sidomos ato në lidhje me ngarkesat e tjera të arkave publike për shpenzimet për refugjatët dhe migrantët, për shpenzimet për transformi­min në fushën e energjive të ricikluesh­me e deri te bonot e euros dhe falja e mundshme e borxhit për Greqinë, përbëjnë sfondin në të cilin do të votojnë në shtator qytetarët gjermanë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania