Panorama (Albania)

Fëmijët në penelin e brezave të ndryshëm të piktorëve

-

Ndoshta nuk i ishte kushtuar vëmendje më parë, por bota e fëmijëve është një temë që haset herë pas here në tablotë e piktorëve shqiptarë. Duke qëmtuar në fond, por edhe vepra jashtë tij, Galeria Kombëtare e Arteve ka arritur të bëjë bashkë një seri veprash me këtë temë, të cilat do të ekspozohen ditën e premte, pikërisht nën titullin "Bota e fëmijëve në GKA". Kjo ekspozitë i kushtohet një publiku të veçantë, jo vetëm të rriturve artdashës, por në veçanti krijuesve të vegjël. Sipas një informacio­ni, të ofruar nga GKA, "në këtë ekspozitë do të prezantohe­t krijimtari­a e përzgjedhu­r e katër artistëve, si Abdurrahim Buza, Agim Faja, Guri Bulollari dhe Ledia Kostandini, autorë të jashtëzako­nshëm, plot fantazi, veprat e të cilëve dinë të flasin në gjuhën e të rriturve e të vegjëlve". Nën kurimin e Esmeralda Dalipit dhe Bujana Demirajt, kjo ekspozitë vjen përpara publikut si një "ditar" me ilustrime të realizuara ndër vite, në teknika të ndryshme, nga autorë të specifikav­e të ndryshme. "Është vendosja e Abdurrahim Buzës, piktorit më të rëndësishë­m realist të shekullit XX, përballë Guri Bulollarit, një piktor autodidakt të pandikuar nga arsimimi akademik, që e bën këtë ekspozitë unike të llojit të saj. Është pre- zantimi i krijimtari­së së Agim Fajës, ilustrues dhe krijues i teksteve letrare për më shumë se 50 vjet në Shqipëri, me mbi 100 libra të ilustruar për fëmijë dhe të rritur, përkrah Ledia Konstandin­it, artiste e gjeneratës së re, e cila ilustron përmes mediumit të ri dixhital manual, që e bën këtë ekspozitë një burim kuriozitet­i për çdo moshë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania