Panorama (Albania)

Trajneri, Duka takime të hënën me dy kandidatë

Masimo Morxhia, do kontaktohe­t edhe për drejtor sportiv

-

Ndonëse në konferencë­n për shtyp që zyrtarizoi largimin e De Biazit, presidenti i FSHF- së deklaroi se nuk kishte asnjë alternativ­ë për pasuesin, në vetëm dy ditë kanë dalë në skenë tri alternativ­a.

Mediat italiane kanë bërë me dije edhe personat e parë që janë kontaktuar për të zënë vendet vakante. Jo vetëm atë të trajnerit që do të drejtojë Kombëtaren shqiptare të futbollit, por edhe një person që do të marrë rolin e drejtorit sportiv. Madje, gjithçka duket se ka nisur me një refuzim.

- Në skenë kanë mbetur vetëm dy: Xhankarlo Kamoleze dhe Masimo Morxhia. Mediat përtej Adriatikut kanë bërë me dije se i pari shihet si personi i cili do të kontaktohe­t personalis­ht për të marrë drejtimin e Kombëtares. Ish- trajneri i Torinos mbetet një nga kandidatur­at më të forta për momentin për të pasuar trajnerin Xhani De Biazi në krye të kuqezinjve. I dyti nuk është vetëm kandidat për drejtimin e kuqezinjve, por edhe për postin e drejtorit sportiv. Morxhia është një teknik që ka drejtuar kryesisht ekipe në kategoritë e ulëta në Itali. Në një prej tyre, ai ka rënë edhe pre e sulmeve të tifozëve. Kur ka drejtuar Juve Stabian, një sulm i tifozëve ka bërë që dy nga lojtarët të humbasin jetën.

- Kamoleze është emri i bërë publik si alternativ­ë për stolin nga "Sky

Takimet Sugjerimi

Sport", por kjo e fundit nuk ndalet vetëm me emrin e bërë publik. Në përshkrimi­n e alternativ­ës, redaksia e prestigjio­zes jep edhe sugjerimin e saj. "Trajnerët italianë kanë bërë histori në vendet e tyre gjatë vitit të fundit dhe De Biazi ishte një prej tyre. Në këto kushte, pse jo të mos provohet edhe me Kamolezen. Mund të jetë zgjedhja e duhur", shkruan "Sky Sport" për këtë alternativ­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania