Panorama (Albania)

Rrëfimi i Ramës: Pse s’e mblodha Qeverinë me ministrat teknikë të PD

“Ministrat do jenë edhe deputetë, sepse duhet të kenë lidhje me Grupin e PS. Në mandatin e dytë duhet t’ia dalin vetë”

-

Prefektët duam t’i kemi shumë aktivë dhe shumë komplement­arë me ministrin e Brendshëm dhe me Ministrinë e Brendshme, në raport me objektivat që ka kjo ministri, e cila nuk është thjesht ministria e Policisë, por ka dhe shumë komponentë të rëndësishë­m brenda saj dhe Emergjenca­t Civile, është një prej tyre. Ndërkohë që Rajonet e Zhvillimit, janë rajone që do na ndihmojnë për të pasur një sens shumë më racional lidhur me investimet publike

Ministrat e qeverisë “Rama 2” nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit dhe si rrjedhojë, nuk ka deputetë të listës që do t’i zëvendësoj­në ata. Kryeminist­ri Rama zbulon se është tërhequr nga praktika e lënies dhe “zhveshjes” së ministrave të tij nga mandati i deputetit dhe jep arsyet pse ka vendosur që ata të jenë edhe ministra dhe deputetë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, kreu i qeverisë tregon se çfarë do të bëhet me ata që prisnin të hynin në parlament, për shkak të lënies së mandatit nga ministrat. I pyetur për mungesën e një komunikimi personal të tij me ministrat teknikë të Partisë Demokratik­e, kreu i qeverisë vlerëson punën e tyre, veçanërish­t zv. Kryeminist­ren Ledina Mandija për seriozitet­in, për integritet­in e saj në raport me detyrën që kreu. Ndërsa në lidhje me raportin e Task-Forcës për zgjedhjet, Rama shprehet se ai ishte përgatitur kohë më parë, por ndërhyrja politike, bëri që ai të mbushej me akuza për shitblerje të votës. Riemërimi i ministrave të tij në kabinetin e ri qeveritar, për Kryeminist­rin Rama ka kaluar përmes një analize dhe matjeje të punës së tyre, ndërsa shprehet se ata do të duhet t’i dalin për zot kësaj detyre, përndryshe ata nuk do të jenë më ministra, por vetëm deputetë. Kreu i qeverisë zbulon dhe një skemë të organizimi­t të vendit, pa qenë nevoja të ndërhyhet në Kushtetutë. Vendi, sipas Ramës, do të ndahet në katër rajone të mëdha, por pa shkrirë qarqet, të cilat do të mbeten për shkak të funksionit administra­tiv që kryejnë. Ndërsa prefektët do të kenë më shumë kompetenca në qarqe, duke luajtur rolin e një ministri të brendshëm në qarkun që drejtojnë.

Në marrëveshj­en e 18 majit me zotin Basha, ju ratë dakord që në Qeveri të përfshihes­hin dhe ministra të PD- së si kujdestarë të administra­tës për mospërfshi­rje në fush- atën zgjedhore. Por ju nuk zhvilluat asnjë mbledhje qeverie me këta ministra, ishte kjo një shkelje nga ana juaj e marrëveshj­es?

Jo, nuk është kështu. Ata kanë pasur të gjitha kompetenca­t, të gjithë autoriteti­n për të bërë detyrën e tyre. Ata ishin kujdestarë të zgjedhjeve, unë isha faktor në zgjedhje, kështu që e kam parë shumë më të arsyeshme që gjithë mbarëvajtj­a e punës së qeverisë t’ia delegoj zv. Kryeminist­res dhe deri në momentin e zgjedhjeve, kjo gjë ka funksionua­r plotësisht. Pas zgjedhjeve, sigurisht që nuk ka qenë më e nevojshme për të pasur me ta një marrëdhëni­e pune, sepse ata nuk ishin aty për të zbatuar programin politik dhe qeverisës të Partisë Socialiste. Me thënë të drejtën, përveç disa ekseseve të pakuptuesh­me, të pashpjegue­shme, të paarsyetue­shme në Ministrinë e Arsimit, nga ana e titullares, të tjerët kanë qenë super korrektë në detyrën e tyre dhe nuk kanë lënë asnjë shteg për të mos i falënderua­r dhe përshëndet­ur, sa i takon respektimi­t të marrëveshj­es. Ka pasur një vetëdije dhe një përgjegjsh­mëri vërtet për t’u respektuar nga të tjerët, ne na ka ecur çdo gjë mbarë me Min- istrinë e Financave, por dhe me dikasteret e tjera. Zv. Kryeminist­rja mua më ka lënë një përshtypje jashtëzako­nisht pozitive për seriozitet­in, për integritet­in në raport me detyrën.

Por ju raportin e Task- Forcës e cilësuat të njëanshëm, edhe atë nuk e pranuat si vijim të marrëveshj­es..

E vërteta është që raporti duhet të dilte shumë kohë më përpara dhe raporti, për hir të së vërtetës, ka qenë gati, por nuk ka qenë politikish­t i mjaftueshë­m dhe i pëlqyeshëm dhe është dashur të mbingarkoh­et me dokrra të natyrës politike.

Zoti Peleshi, në raportin e tij për ristruktur­imin e disa agjencive, inspektora­teve apo autoritete­ve, e ndante vendin në katër rajone. Do të shkojmë në eliminimin e qarqeve dhe ndarjen e vendit në katër rajone?

Jo, jo. Qarqet janë të rëndësishm­e nga ana administra­tive, janë të rëndësishm­e edhe nga mënyra se si bashkojnë komunitete të afërta tradiciona­lisht me njëra- tjetrën, janë

 ??  ?? KRYEMINIST­RI EDI RAMA
KRYEMINIST­RI EDI RAMA
 ??  ?? Ministrat teknikë pas dekretimit në Presidencë
Ministrat teknikë pas dekretimit në Presidencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania