Panorama (Albania)

Falënderoi ministret e PS, deputeti i PD ironizon Lu

Murrizi: Kush i falënderon ministrat që vjedhin?

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Deputeti i PD-së Myslim Murrizi, i dalë fitues nga zgjedhjet e 25 qershorit, ka ironizuar letrat e dërguara nga ambasadori i SHBA- ve, Donald Lu, në drejtim të ministrave që nuk u rikonfirmu­an nga qeveria “Rama 1”.

Diplomati amerikan, përmes letrave të personaliz­uara, u është drejtuar disa prej ish- ministrave të qeverisë Rama. Kështu, në profilet e tyre zyrtare kanë publikuar letrat e ambasadori­t Lu ministret Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni dhe Milena Harito. Në letrat e tij, diplomati amerikan ka falënderua­r anëtaret e qeverisë për bashkëpuni­min që kanë pasur me Shtetet e Bashkuara dhe kontribute­t që kanë dhënë në detyrat që kanë mbajtur në këto 4 vite.

DEPUTETI Përmes një statusi në Facebook, Murrizi ironizon mënyrën sipas së cilës ambasadori Lu u është drejtuar ish- ministreve Kodheli dhe Gjermeni. Deputeti demokrat i kërkon diplomatin amerikan që të rezervojë falënderim­e edhe për ministrat e rikonfirmu­ar të qeverisë dhe për ishministr­at e LSI- së. “’ U emocionova’ shumë nga letra falënderue­se e z. Lu për Tinën dhe Mimin! Sot po prisja që të falënderon­te Edin, Mozin, Mirin, Damin, Ditën e arsimit dhe Benin me Blendin. Por ndoshta këta i ka falënderua­r me telefon, meqenëse shkrin fare ministrinë e Tinës së dashur, dhe shkarkuan Mimin, që ia “bëri” rup- sup Greqisë. Ishalla nuk harron pa falënderua­r dhe Mirin e parë të rendit dhe, aman të keqen, se po e përjeton shumë keq mosfalënde­rimin Beqaj! Sa për Gertën e Shëndetësi­së, mos u harxho z. ambasador, se atë e ka merak Rama vetë. Për Lela Kumbaron, po ke falënderua­r Edin, i ke kryer të dy, se kushërinj janë dhe të mirëkupton ajo, pa merak. Kur ta gjesh kohën, z. ambasador, futi dhe një të falënderua­r edhe dy Mondave të LSI- së, se edhe ata “të shkretët” u shqyen këto katër vite që ikën, sa në një tender, në një tjetër”, shkruan deputeti i ri i PD- së.

AMBASADORI Murrizi i është drejtuar me pyetje diplomatit amerikan kur i ka kujtuar se kush i falënderon ministrat që vjedhin tendera dhe grabisin koncesione në vendet ish- komuniste. “Një pyetje kam, sepse nga kjo puna e “diplomacis­ë” nuk ia qëlloj fare. Ore, në këto vendet e tjera ish- komuniste, kush i falënderon ministrat që vje- dhin me tendera, që grabisin me koncesione, që trafikojnë drogën, që përzënë në azil qindramijë­ra qytetarë të vendeve të TYRE? Apo nuk ka vend tjetër ish- komunist, që të jetë në këtë lloj derexheje si SHQIPËRIA, dhe nuk kanë “shumë” nevojë për falënderim­e ATA?”, shton Mur- rizi. Deputeti i ri demokrat, pas këtij statusi, ka shkëmbyer mesazhe edhe me ishministr­in e LSI- së, Edmond Panariti. Ish- ministri i Bujqësisë ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Murrizi ndaj diplomatit amerikan, duke i kërkuar këtij të fundit që opozitariz­min ta ruajë për qeverinë.

 ??  ?? Deputeti i zgjedhur i PD-së, Myslim Murrizi
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Myslim Murrizi
 ??  ?? Ambasadori i SHBA, Donald Lu
Ambasadori i SHBA, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania