Panorama (Albania)

Rama: Sekuestro parave dhe makinave të të fortëve

“Të mos tolerohet askush brenda Policisë që të luajë me dy porta”

-

Kryeminist­ri Rama i kërkoi Policisë së Shtetit kontroll, bllokim dhe konfiskim të çdo pasurie të krijuar nga veprimtari të paligjshme.

Duke marrë pjesë në mbledhjen e Task- Forcës kundër kanabisit, Rama tha se pas suksesit të arritur me uljen e ndejshme të kultivimit të kanabisit në vend, tani sulmi duhet të drejtohet ndaj aseteve të grupeve kriminale. “Makinat luksoze që sfidojnë ligjin, sfidojnë sigurinë publike, pasuritë e paluajtshm­e të këtyre shoferëve që zotërohen prej tyre, që janë të papunë luksi në këtë vend, llogari bankare të pajustifik­ueshme, biznese të palidhura me një historik rritjeje financiare, duhet t’i nënshtrohe­n një procesi kapilar dhe rigoroz verifikimi ligjor”, tha Rama. Ai i kërkoi edhe Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Parandalim­it të Pastrimit të Parave që të verifikojë çdo llogari bankare të dyshimtë apo të pajustifik­uar. “Kushdo që zotëron asete të tilla duhet që të provojë dhe justifikoj­ë origjinën e tyre ose këto asete duhen konfiskuar, duhen sekuestrua­r dhe zotëruesit e tyre duhet të përgjigjen përpara ligjit”, tha Rama.

Ai i kërkoi Policisë të bëhet asfiksuese ndaj elementëve kriminelë. “Zoti Drejtor i Përgjithsh­ëm, duhet të fillojë dhe duhet të intensifik­ohet çdo ditë, e të bëhet asfiksues presioni i Policisë së Shtetit në të gjithë territorin, mbi këto lojë shfaqjesh dhe mbi këta lloj artistësh që dominojnë skenën e jetës komunitare. Këtu duhet ta kenë të qartë të gjithë shefat e komisariat­eve dhe gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit”, tha Rama.

STRATEGJIA Kreu i qeverisë e cilësoi të suksesshme strategjin­ë antikanabi­s që nuk ka lejuar kultivimin e lëndës narkotike. “Nëse për fazën e parë të zbatimit të planit, suksesi është matur, jo me numrin e bimëve të asgjësuara, por me numrin e personave të vënë para përgjegjës­isë e, siç u dëgjua dhe nga raporti i detajuar, i dhënë këtu, pjesa kuptimplot­ë nuk ishte se sa bimë ishin asgjësuar, pasi numri i bimëve të asgjësuara është thuajse simbolik, po të kemi parasysh vitin dhe vitet e shkuara, por ama numri i rrjeteve dhe i elementëve të goditur ishte më i lartë”, tha Rama.

Por kritik kreu i qeverisë ishte edhe ndaj punonjësve të Policisë që mbështesin “të fortët” apo dekonspiro­jnë operacione­t policore. “Një nga çelësat e suksesit të këtij plani, përtej organizimi­t, përtej koordinimi­t, ishte, është dhe mbetet vendosmëri­a për të mos toleruar askënd brenda Policisë së Shtetit që të luajë me dy porta. Ky është çelësi kryesor i suksesit të operacioni­t në vazhdim për luftën kundër atyre që zotërojnë asete kriminale. Nuk është askush në këtë vend më i fortë sesa Policia e Shtetit. Forca e të fortëve këtu vjen nga implikimi i Policisë së Shtetit. Tradhtarët brenda radhëve të Policisë së Shtetit duhet të marrin në çdo moment, në çdo hap, mësimin më të merituar dhe më ekstrem, siç ka ndodhur gjatë gjithë operacioni­t kundër kanabisit”, tha kreu i qeverisë. Sipas tij, nëse nuk do të goditen policët bashkëpunë­torë me kriminelët, dështimi është i garantuar. “Nëse do të ishin toleruar dhe nëse do të tolerohen uniformat blu që të luajnë me dy porta, s’ka shans që t’ia dalin aty ku duhet.

E njëjta gjë vlen edhe për ‘ të fortët’, për këta që quhen ‘ të fortët’. Këta e kanë forcën në komisariat. Nuk e kanë forcën në një fuqi të papërballu­eshme që u buron nga ndonjë drejtim tjetër. Forca e tyre është brenda në komisariat­in e policisë dhe aty do të fillojë lufta ndaj tyre. Se dihet kush janë, dihet ku janë dhe mbi të gjitha, nuk janë as të fshehur, janë rrugëve me automjete që sfidojnë inteligjen­cën e çdo njeriu, që ka sy në ballë për t’i parë”, tha Rama.

 ??  ?? RAMA DJE GJATE MBLEDHJES SE TASK- FORCES
RAMA DJE GJATE MBLEDHJES SE TASK- FORCES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania