Panorama (Albania)

Vasili: Kryeminist­ri gënjeu për drogën

“CIA raporton për rritje të prodhimit të kanabisit në vend”

- Petrit Vasili

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, reagoi dje për situatën e drogës në vend. Duke iu përgjigjur Kryeminist­rit Rama, Vasili shkruan në Facebook se ai gënjeu për kanabisin, pasi raporti i CIAs e nxjerr zbuluar. “Kryeminist­ri, ose kryefarsa, gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi. Sot, Kryeminist­ri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakola­re lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjen­cës amerikane ( CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend, si dhe një zgjerim të organizata­ve shqiptare të trafikimit në Europë. Kryeminist­ri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantë­t dhe krimin e organizuar. CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”, shkruan kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së. Sipas tij, Policia është pjesë e kultivimit dhe trafikut të kanabisit. “Pra, s’ka shtet dhe polici që të kontrolloj­ë territorin, por që e mbështesin, inkurajojn­ë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj. Ndaj Task- Forca është Task- Farsa dhe asgjë më shumë dhe Kryeminist­ri është vetë kryefarsa”, shkruan Vasili. Edhe deputeti i LSI- së, Endrit Braimllari, akuzoi Kryeminist­rin Rama se ka bashkëpunu­ar me grupet kriminale të kanabisit. “Në 4 vite Edi Rama bashkëpuno­i ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.

Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzim­in e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale. Edi Rama tani kërkon të lajë duart, duke ngritur një plan kombëtar për luftën kundër kanabisit, që nuk është gjë tjetër, veçse krijimi i linjave të reja të kultivimit të kanabisit. Bosi i drogës po djeg arat, tani që nuk kanë asnjë vlerë, me qëllim që të pastrohen mirë për të mbjellë kanabis të ri”, shkruan Braimllari në Facebook.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania